Fillit i ka takuar ‘Globi i Vogël i Kristaltë’ në lëshim! - Bota Sot
Fillit i ka takuar ‘Globi i Vogël i Kristaltë’ në lëshim!

Skijim

E hënë, 18 dhjetor 2017

Fillit i ka takuar ‘Globi i Vogël i Kristaltë’ në lëshim!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:35
Peter Fill

Në Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar gara e fundit në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit.  Skiatorit italian Peter Fillit i ka takuar ‘Globi i Vogël i Kristaltë’ në lëshim! Italiani Dominik Paris e ka fituar garën e lëshimit me kohë të kaluar për 1:33.07 minuta ose për tetë qindtat ka qenë më i shpejtë se bashkëkombësi i tij Fill. Zvicerani Carlo Janka bëri paraqitje të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj renditet në vend të tretë, ose me 18 qindtat e kohës mbetet larg vendit të parë.  Kanadezi Manuel Osborne-Paradis me gjithë orvatjet e tija nuk arriti në podium, por u desh të kënaqej me pozitën e katërt, ku ngeci për 7 qindtat nga vendi i tretë. Norvegjezi Kjetil Jansrud zhgënjeu në garën e fundit të lëshimit, duke zënë vendin e 11-të dhe ngeci për 54 qindtat nga Parisi. Faktikisht ky rezultat i dobët e la pa trofeun ‘Globi i Vogël i Kristaltë”. Fill është kampion i lëshimit, i cili zuri vendin e parë me 454 pikë, pasojnë: Jansrud (431), Paris (371), Reichelt (266) etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prin me 1.425 pikë, pas tij janë: Jansrud (895), Kristoffersen (867), Pinturault (849) etj.

Rezultatet 

1. Dominik Paris (Italia)        1:33.07

2. Peter Fill (Italia)                 0.08

3. Carlo Janka (Zvicra) 0.18

4. Manuel Paradis (Kanada) 0.25

5. Adrien Théaux (Franca)     0.29

6. Andreas Sander (Gjermania)      0.31

7. Erik Guay (Kanada)  0.31

8. Matthias Mayer (Austria) 0.32

9. Vincent Kriechmayr (Austria)     0.52

10. Johan Clarey (Franca)     0.53

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test