Dy skiatorë rusë përjashtohen nga Lojërat Olimpike - Bota Sot
Dy skiatorë rusë përjashtohen nga Lojërat Olimpike

Skijim

E enjte, 14 dhjetor 2017

Dy skiatorë rusë përjashtohen nga Lojërat Olimpike

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 20:00
Ilustrim

Dy skiatorë rusë janë ndaluar të marrin pjesë në lojërat Olimpike pasi mostrat e tyre të gjakut dëshmuan për përdorim të dopingut apo substancave që janë të ndaluara në Lojërat Olimpike.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) tha më 1 nëntor se Aleksandr Legkov, i cili fitoi një medalje të artë dhe një medalje argjendi, u skualifikua nga të gjitha ngjarjet që do të mbahen në Soçi për përdorim të dopingut.

Bashkëvendasi, Jevgeny Belov, i cili nuk kishte ndonjë medalje, u skualifikua gjithashtu.

Legkov dhe Belov janë atletët e parë që do të sanksionohen për shkelje të rregullit kundër dopingut në Soçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test