Kelmendi: DSK-ja e lëshoi kuvendin pa asnjë arsye

Skijim

Kelmendi: DSK-ja e lëshoi kuvendin pa asnjë arsye

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:16
Milaim Kelmendi

Përfaqësuesit e Departamentit të Sportit të Kosovës (DSK-së), e kishin lëshuar Kuvendin e rregullt të Punës së Federatës Skitare të Kosovës, siç merret vesh, për shkak se është ndryshuar Statuti sipas tekeve të federatës dhe është shkelur ligji për sport. Mirëpo, Milaim Kelmendi, kryetar i FSK-së, tha se nuk ka pasur asnjë shkelje dhe gjithçka u krye sipas votimit nga ana e delegatëve. Ai tha se Kuvendi është organi më i lartë dhe ai vendosi për ndryshime.

Bota sot”: Cilat ishin arsyet që përfaqësuesit e DSK-së e lëshuan Kuvendin e punës së FSK-së?

Milaim Kelmendi: Kuvendin e rregullt të punës, DSK-ja e lëshoi pa asnjë arsye, sepse mbarëvajtja e kuvendit ishte duke rrjedhur në mënyrë shumë normale. Janë aprovuar të gjitha dhe janë bërë shumë ndryshime fillimisht nga Këshilli Profesional, pastaj i kontrolluar nga bordi i FSK-së, të cilat janë dërguar për votim në kuvend. Është fjala për ndryshimin në Statut dhe në Rregulloret të FSK-së, të gjitha janë votuar me shumicë nga Kuvendi i rregullt i DSK-së, përveç klubit Prishtina që ka qenë kundër me dy delegatë dhe dy abstenime nga Borea e Pejës dhe dy abstenime edhe nga klubi serb Brezovica.

“Bota sot”: I kundërshtoni sugjerimet e DSK-së?

Milaim Kelmendi: Nuk jemi kah i kundërshtojmë apo atë personin anonim që ka deklaruar për shkelje, sepse është organi më i lartë Kuvendit i cili ka vendosur dhe e respektojmë. Nuk ka kurrfarë shkelje.

“Bota sot”: Cila është brenga?

Milaim Kelmendi: Si federatë skitare kemi brenga shumë të mëdha në prag të organizimit të olimpiadës që mbahet në PyeongChang të vitit 2018, pastaj është Kampionati Botëror për të rinj që do të mbahet në Zvicër, ku Kosova paraqitet për herë të parë me Flamur në këto ngjarje dhe do të përgatitet. Njëkohësisht, garuesit që do të përfaqësojnë Kosovën në olimpiadë, janë duke marrë pjesë në garën ndërkombëtare të  FIS-i në Mal të Zi, Albin Tahiri për Olimpiadë, i cili ka arritur pikët në pesë disiplinat, pastaj Fiona Rrusta është potenciale për olimpiadë, Faton Shurdhaj për të rinjtë, i ka arritur pikët për Kampionatin Botëror dhe Arbi Pupovci për të rinj, si dhe Adea Kollçaku, kurse në garën tjetër ndërkombëtare në Bullgari do të marr pjesë edhe një garuese nga Kosova, Lyra Hoxha për të reja, ku është duke u përpjekur që të arrijë pikët për olimpiadë. 

Njëkohësisht jemi duke u përgatitur për shpalljen e sportistit më të mirë në javën e ardhshme, pas shpalljes së sportistit, do të asistojmë federatën shqiptare me gjithë pajisjet dhe rekuizitat që posedon federata jonë, në organizimin teknikë, që të mbajnë garën e tyre në qendrën skitare Arxhena. Është me rëndësi se do të organizohet një seminar ndërkombëtar për mësues, trajner dhe refer, nga ekspertë sllovenë të skijimit, që do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

“Bota sot”:  A keni probleme me mjete financiare?

Milaim Kelmendi: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat