Hirscher fiton garën dramatike në sllallom - Bota Sot
Hirscher fiton garën dramatike në sllallom

Skijim

E premte, 17 gusht 2018

Hirscher fiton garën dramatike në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 23:18
Marcel Hirscher

Austriaku Marcel Hirscher shënoi fitore në disiplinën e Kupës së Botës në sllallom në ski, e cila u mbajt në Madonni di Campiglio. Në një garë dramatike, Hirscher triumfoi me kohë të kaluar 1:39.79 minuta, duke lënë pas vetes për 4 qindtat Luca Aerni e Zvicrës dhe për 5 qindtat Henrik Kristoffersen nga Norvegjia. Zvicerani Daniel Yule zuri vendin e katërt me 7 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë dhe dy se i treti në klasifikim. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher prin me 534 pikë  pasojnë: Henrik Kristoffersen (505), Aksel Lund Svindal (374), ndërsa në sllallom Henrik Kristoffersen udhëheq me 220 pikë, i ndjekur nga Marcel Hirscher (214) e Luca Aerni (130).

Rezultatet 
1. Marcel Hirscher (Austria)    1:39.79
2.Luca Aerni (Zvicra)    0.04
3.Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    0.05
4.Daniel Yule (Zvicra)    0.07
5.Manuel Feller (Austria)    0.22
6.David Ryding (Britania e Madhe)    0.24
7.Manfred Mölgg (Italia)    0.45
8.Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    0.51
9.Stefano Gross (Italia)    0.55
10. Alexis Pinturault (Franca)    0.59

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test