Shiffrin dominoi në Kranjska Gora - Bota Sot
Shiffrin dominoi në Kranjska Gora

Skijim

E martë, 22 maj 2018

Shiffrin dominoi në Kranjska Gora

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2018 Në ora: 21:31
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin dominoi në disiplinën e sllallomit të madh, që u zhvillua në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47.40 minuta dhe ka pasur kohën shumë më të mirë, pra për 31 qindtat se vendi i dytë, francezja Tessa Worley. Italiania Sofia Goggia renditet në vend të tretë me 2 qindtat më e shpejt se zvicerania Wendy Holdener.Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin udhëheq me 1.181 pikë, pasojnë:Rebensburg me 534,Vlhova (504), Holdener (500) etj. Në disiplinën e sllallomit të madh, Shiffrin kryeson me 385 pikë apo ka 55 pikë më shumë se Worley.

Rezultatet

1.Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:47.40

2.Tessa Worley (Franca)   0.31

3.Sofia Goggia (Italia)   0.91

4.Wendy Holdener (Zvicra) 0.93

5.Stephanie Brunner (Austria) 0.96

6.Federica Brignone (Italia)  0.98

7.Tina Robnik (Sllovenia) 1.39

8.Sara Hector (Suedia) 1.39

9.Petra Vlhova (Sllovakia)    1.51

10.Estelle Alphand (Suedia)   1.93 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test