Tahiri, i 74-ti nga 107 garues në Kupën Evropiane - Bota Sot
Tahiri, i 74-ti nga 107 garues në Kupën Evropiane

Skijim

E hënë, 21 maj 2018

Tahiri, i 74-ti nga 107 garues në Kupën Evropiane

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:49
Albin Tahiri,

Skitari ynë, Albin Tahiri, ka garuar në disiplinën Super G të Kupës Evropiane, të mbajtur në Wengen të Zvicrës.
Garuesi ynë doli i 74-ti nga 107 pjesëmarrës.
Tahiri e quajti garën tejet të vështirë, duke thënë se për të më shumë shërbeu si një test para garave për Kampionatin Botëror, që mbahen javën e ardhshme në të njëjtin vend.
"Ishte garë vërtetë e vështirë. Fillova i 107-ti, dhe përfundova i 74-ti. Shtegu në Wengen është vërtetë i vështirë dhe pasi ishte gara ime e parë këtë vit, nuk doja të rrezikoja shumë. Kisha shumë rezerva veçanërisht në pjesën e sipërme, ku isha më i ngadaltë. Në pjesën e poshtme isha më i shpejtë", tha Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, "noc-kosovo.org".
Sidoqoftë, ai është i kënaqur me paraqitjen.
"E kam marrë garën e sotme më shumë si stërvitje të mirë para Kampionatit Botëror dhe për LOD PyeongChang 2018. Me numrin që kisha (107) nuk kisha asnjë shansë për renditje më të mirë, po ashtu shumë garues nuk e mbyllën garën", shtoi 28-vjeçari, Albin Tahiri.
Kujtojmë që Albini ka fituar normën olimpike LOD PyeongChang 2018 në pesë disiplina.
Në ditët në vijim, skitarët e Kosovës do të marrin pjesë në përgatitje dhe në tri gara që do të mbahen në Iran dhe në Austri.
Sipas pritshmërive të ekspertëve të Federatës Skitare të Kosovës, ndonjëra nga garueset tona mund të arrijë normën olimpike.
Skitarët tanë janë të mbështetur financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test