Vonn: Olimpiada mbetet objektivi im kryesor - Bota Sot
Vonn: Olimpiada mbetet objektivi im kryesor

Skijim

E shtunë, 26 maj 2018

Vonn: Olimpiada mbetet objektivi im kryesor

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:01
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn ndodhet në Itali, ku ditët e fundit është duke u përgatitur për Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, që nisin më 9 shkurt në Korenë e Jugut. Ikona e garave me ski synon të fitojë medaljen e artë në këtë event dhe ka anulluar pjesëmarrjen e saj në disa gara, për t’u përgatitur sa më mirë për Olimpiadën dhe evituar dëmtime të tjera. Skiatorja bukuroshe ka garuar fundjavën e kaluar në disa gara, duke u renditur dobët, por më së shumti ka zbritur në pistë për të ruajtur formën dhe testuar veten.

“Olimpiada mbetet objektivi im kryesor dhe kam nisur prej kohësh një plan specifik për këtë event. Natyrisht që doja të fitoja edhe në garat e Kupës së Botës, por frika nga dëmtimet më bëri të mendoj më shumë për Lojërat Olimpike. Jam në formë dhe besoj se gradualisht do të jem gati për Olimpiadën koreane edhe pse do të zhvilloj edhe disa gara fundjavën që vjen, të fundit para Olimpiadës. Në fund të muajit do të shkoj në Kore, ku do të ambientohem me pistën. Synoj medalje, ky mbetet objektivi im kryesor për këtë sezon”, tha Lindsey Vonn.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test