Gut feston fitoren e parë pas rikthimit! - Bota Sot
Gut feston fitoren e parë pas rikthimit!

Skijim

E hënë, 26 shkurt 2018

Gut feston fitoren e parë pas rikthimit!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:01
Gut

Skiatorja nga Zvicra, Lara Gut, feston fitoren e parë në Kupën e Botës pas rikthimit nga lëndimi! Ajo tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Cortina D’Ampezzo të Italisë.  Gara ka qenë shumë e fortë dhe diferenca po ashtu e ngushtë në të qindtat e sekondës mes skiatoreve.

Gut zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:14.78 minuta, duke lënë pas italianen Johanna Schnarf. Gut ka pas kohën më të mirë për 14 qindtat se italiania dhe 27 qindtat se Nicole Schmidhofer nga Austria. Schmidhofer për 4 qindtat ishte më e shpejt se  bashkëkombësja e saj, Anna Veith dhe 6 se Tina Weirather nga Lihteshtejni. Amerikania Lindsey Vonn renditet në vend të gjashtë me 37 qindtat e sekondës më të dobët se vendi i parë. Bukuroshja amerikane nuk arriti ta përsëris suksesin sikurse në lëshim të shtunën që e lamë pas. Synimi i saj ishte të regjistroi fitoren e 80-ta në karrierën e saj, por ka qenë e pafat kësaj radhe.

Në renditjen e  përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1477 pikë, e përcjell nga Weirather (601), Goggia (570), Holdener (560), Gut  (554), Vlhova (554), Rebensburg  (534), Gisin (511) etj. ndërsa në supersllallom të madh  Gut prin me 339 pikë, e ndjekur nga Weirather (321), Schnarf (233) etj.

Rezultatet

1. Lara Gut (Zvicra)      1:14.78

2. Johanna Schnarf (Italia)    0.14

3. Nicole Schmidhofer (Austria)     0.27

4. Anna Veith (Austria)          0.31

5. Tina Weirather (Lihteshtejni)     0.33

6. Lindsey Vonn (SHBA)        0.37

7. Tamara Tippler (Austria)   0.50

8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         0.51

9. Ramona Siebenhofer (Austria)   0.90

10. Michelle Gisin (Zvicra)    0.97

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test