Kosova dhe Shqipëria do të përfaqësohen nga një skitar në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”
Dy skitarët që përfaqësojnë shtetet shqiptare në Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri i Kosovës dhe Erjon Tola i Shqipërisë, janë takuar në kampin olimpik në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Tahiri për herë të parë merr pjesë në këto gara, derisa për Tolën kjo është hera e katërt që përfaqëson Shqipërinë.