Inaugurohen pesë shtëpi për familjet më nevojë

Sociale

Inaugurohen pesë shtëpi për familjet më nevojë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 07:31
Shtëpia

?Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna Tereze” në partneritet me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr, e cila është edhe donator i projektit, sot do të bëjnë inaugurimin e pesë shtëpive të ndërtuara.

Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna  Tereze” bënë të ditur se një nga shtyllat e misionit të Shoqatës Nëna Terezë është sigurimi i strehimit themelor për familjet që jetojnë në varfëri të skajshme, veçanërisht në kushte të rënda të banimit, andaj ky projekt, me shpresë në rritjen e më shumë fondeve, do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen. 

Deri më tani, përmes 5 qendrave regjionale dhe donatorëve zemërgjerë, Shoqata “Nëna Terezë” përkrahë mbi 6000 familje në nevojë, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike apo fetare. Si gjithmonë, inkurajohen donatorë të ndryshem, si dhe vetë qytetarët të jenë pjesë e këtyre iniciativave, dhe të kontribuojnë në të mirë të familjeve nevojtare anembanë Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme.

Shtëpitë do të inagurohen në fshatin Gllaviqic të Pejës dhe në Obiliq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat