Vajzat në Kosovë krijojnë aplikacionin për edukimin seksual

Sociale

Vajzat në Kosovë krijojnë aplikacionin për edukimin seksual

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:52
Unicef Innovations Lab

Komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve rreth edukimit seksual është tema më e padiskutuar në shoqërinë tonë. Përveç që femijët e kanë të pamundur t'i qasën kësaj teme në familje, mundësi qasje nuk kanë as në shkolla.

Përballë një situate të këtillë, fëmijët nuk ndihen asnjëherë të lirë dhe të hapur për të diskutuar rreth asaj që kur nis një marrdhënie e parë seksuale.

Kjo çështje është nga më të padebatueshmet në arsimin tonë dhe pika kryesore e ketij problemi është që edukata seksuale duhet të mbeshtetet në mendimin që nxenesit nuk duhet as të mendojnë lidhur me kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Të mendimit të njejtë nuk janë një grup i të rinjve në Kosovë. Në angazhim për të ndryshuar mendimin në shoqëri dhe për të kontribuar në gjeneratat e reja, janë vënë katër të reja, të cilat kanë planifikuar që përmes një projekti të përciellin edukimin seksual tek nxënesit.

Image

Ideja për realizimin e këtij projekti është planifikuar dhe menduar në Upshift, një projekt nga Unicef Innovations Lab, dhe nuk do shumë mend se si erdhi deri tek ideja. Njëra nga ideatoret e këtij projekti, Eurisa Rukovci, tregon se si arritën deri tek planifikimi “E dijmë të gjithë se edukata seksuale është kritikë por e lënë pas dore në masë të madhe në vendin tonë. Këndveshtrimet patriarkale në lidhje me edukimin seksual janë shumë të dëmshme për të rinjtë, vecanerisht gratë e reja, shprehet ajo.

Duke njohur mirë targetin e tyre, të rejat kanë vëzhguar me kujdes se si të arrin deri tek një edukim sa me produktiv dhe një shpërndarje sa më e madhe e asaj që kanë për qëllim. Më tutje Rukovci tregon lidhur me rrjedhën e realizimit të projektit.

“Në mënyrë që të shpërndahën informatat rreth shëndetit reproduktiv dhe edukatës seksuale, përfshirë ketu seksualitetin, abortin, mënyrat për tu mbrojtur nga sëmundjet dhe cështje tjera, në kemi menduar që mënyra më e lehtë dhe më e mirë për të bërë këtë është përmes një aplikacioni mobil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat