Nusja dhe vjehrra, perleshje në TV, e moshuara: Edhe e vdekur s’të dua

Sociale

Nusja dhe vjehrra, perleshje në TV, e moshuara: Edhe e vdekur s’të dua

Më: 11 janar 2017 Në ora: 19:29
Nusja

Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë histori të ndryshme për marrëdhëniet nuse-vjehrrë, të cilat degjenerojnë në sharje ofendime, dhunë fizike dhe dy personazhet kthehen në armike të betuara të njëra-tjetrës… dhe arsyet janë nga më banalet.

Sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, është një 40-vjeçare, nënë e tre fëmijëve që bën një jetë të vështirë për shkak se i mungon dashuria, respekti i vjehrrës së saj.

Ishte 20 vjeç kur Festimja hyri nuse ne familjen Hysa dhe vjehrra e saj nuk e ka dashur qe ditën e pare, ajo asnjëherë nuk e ka konsideruar si nusen e djalit…apo si nënë e dy mbesave dhe nipit të saj.Edmiri dhe Festimja kanë 20 vite martese dhe kane tre fëmijë dhe jeta e tyre ka qenë e mbushur me konflikte, dhunë psikologjike dhe mbi të gjitha ata jetojnë mes varfërisë dhe skamjes.

40-vjeçarja është e vetmja në këtë familje që sjell të ardhura. Ajo punon si sanitare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe mundohet të sigurojë të ardhurat në familjen e saj.5 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një barakë të vogël, një dhomë që vjehrra ia ka dhënë djalit.Por ajo që e shqetëson më shumë Festime Hysën nuk është varfëria por mungesa e qetësisë shpirtërore.Pasi konfliktet e vazhdueshme me vjehrrën arrijnë deri në atë pikë sa kjo e fundit i prish muret e shtëpisë dhe i thyen ato pak mobile, kur nusja shkon në punë. Këtë marrëdhënie ajo nuk e ka me nusen e vogël, madje me këtë të fundit shkon shumë mirë.

Nga ky transmetim i sotëm, nena e tre fëmijëve do t’i kërkojë live vjehrrës së saj të bëjnë paqe mes njëra-tjetrën, të harrojnë të shkuarën dhe te nisin një marrëdhënie të re për hir të djalit të saj Edmirit dhe tre fëmijëve.

Nusja është e gatshme, por a do të pranojë vjehrra të bëjë paqe me nusen e djalit të saj?

“Unë e kam dashur gjithmonë se nuk kam nënë e babë dhe gjithë dashurinë ja kam dhënë asaj”, thotë nusja.

Si kalon me punën?

Nuk kam debate me asnjë. Shoh punën time, nuk bëj debate me njeri. Më duan të gjithë, doktorët, infermierët. Më respektojnë.

Si je njohur ti me bashkëshortin?

Me dashuri.

Do ja themi teleshikuesve që je më e madhe se bashkëshorti?

Po ja themi. Unë jam 40 vjeçe ai 37. Po lozte domino, më pa ai i pari. Më tha të kam qejf. Unë nuk doja fillimisht, por edhe babai këmbënguli. Unë nuk doja se ishte më i vogël. Ai thoshte mos i trego njeriu.

Po vjehrra kur e ka mësuar për moshën tënde?

Para 3 vjetëve.

Ti nuk e tregon moshën, ta thonë shpesh?

Po ma thonë. Ne jemi 12 fëmijë dhe motrat me trup të vogël e nuk e tregojmë. Është gjen familjar.

Ti je personi i vetëm në familjen tënde që ke kaq shumë probleme?

Unë kam më shumë probleme nga të gjithë motrat dhe vëllezërit.

Pse ishte kjo marrëdhënia juaj?

Ka qenë shumë e mirë me burrin.

Çfarë përjetoje kur ishe shtatzënë?

Ai kishte frikë nga prindërit. Ma çuan dhe ushtar që të hiqte dorë nga unë.

Çfarë ka dhënë ai për ju?

Nuk ka thënë asgjë për mua. Më kishte parë vjehrri. Motrat të dyja i kishte të mira. Ai ishte person shumë i mirë, më futi në familje. Ka qenë i dashur, i respektuar.

Fillimisht ke qenë ata pro teje? Mos ka qenë xheloze ajo?

Jo jo, nuk tha gjë. Kam shkuar me fëmijë në shtëpinë e saj.

Si të pritën kur shkove ti?

Ajo kur u futa, ajo tha që nxirre jashtë vajzën. Ajo i ngjan shumë. Por më pas donte.

Pastaj çfarë ndodhi?

Mendova mos e donte vajzën, do mësohej. Më tha do rrish dy muaj brenda në shtëpi, pastaj do ikësh. Unë ngela.

Si shkuan marrëdhëniet?

U vështirësuan gjërat, pasi unë u bëra me fëmijë tjetër. Erdhi nusja tjetër.

Si silleshin me nusen tjetër?

Mirë shumë. Ajo është 28 vjeçe. Më vinte keq, kisha strese.

E ke menduar se në këto vite se çfarë ka ndodhur që vjehrra s’të do?

Kam një vit që nuk flas me të. I përulem i them të më flas. I them ‘mami’. Ajo s’më flet.

Edhe në këto momente ashtu i flet?

Po ashtu i them prapë. (Qan). Edhe më ka goditur.

Ti përsëri e do?

Po është e vërtetë. E dua.

Ke një vit që nuk komunikon me të, pse?

S’më do në shtëpi. Më thotë dil me qira, unë nuk ja dol dot me qira. 2 me 2 është dhoma ime dhe aty jetojmë 5 veta. Një krevat kam brenda. Flemë në tokë. Bashkëshorti punon ndonjëherë, por atij si del për vete. Pi cigare, 2 paketa në ditë. Nuk kam as vend ku të vë krevatet.

Në këtë pjesë ku ti rri, ta ka dhënë vjehrra?

Po është e vjehrrës. Kam qenë në një ambient më të madh, por kur erdhi nusja tjetër më nxori tek baraka. Kemi shkuar edhe nëpër rajone për punën e shtëpisë. Shefi më tha dil me qira, s’ke çfarë bën.

Pjesa ku jeton vjehrra është një pjesë më e madhe?

Nuk ka vend sepse është edhe kunati. Ajo thotë s’ka vend, dilni në shtëpi me qira, kjo i ka ngel në gojë asaj. Kam dy vjet që kam filluar punë, as batanije s’kam pas.

Keni aplikuar për shtëpi në bashki?

Më kanë thënë do të marrim vetë në telefon. I kam dorëzuar 2 herë dokumentet.

Evis Ahmeti: Ne do t’i bëjmë thirrje bashkisë së Tiranës apo minibashkisë sepse këtu kanë marrë zgjidhje shumë njerëz.

Ti ke ardhur dhe me një thirrje që t’i bësh apel vjehrrës tëndë, zonjës Drita.

VJEHRRA: NUK E KAM DASHUR FESTIMEN, NUK MË PUQEJ KARAKTERIEvis Ahmeti: Zonja Drita përshëndetje, personazh i emisionit sot është Festimja, nusja juaj. Si të thërret Festimja ty?Mami më thërret.

Sa vite nuse ka Festimja në shtëpinë tënde?

Ka 16 vjet në shtëpinë time.

Por ka 20 vjet me djalin tënd

…Po kishin 10 vjet para se të vinin në shtëpinë time.Ardhja e Festimes në shtëpinë time ka ardhur pasi e kishte lindur një fëmijë dhe e kishte rrugëve. Kur ka ardhur Festimja, kisha dhe 2 çunat dhe 3 gocat. Kur e kam futur brenda Festimen e kam futur me kusht që të rrinin 6 muaj dhe të iknin. Se një dhomë kisha me gjithë ata fëmijë. Tek kuzhina futa Festimen. Tani mbrapa që mu rritën fëmijët dhe s’kisha ku të rrija e futa tek baraka që kisha bërë me burrin tim.

Si kanë qenë marrëdhëniet për 16 vite?

Kanë qenë shumë të mira. Fëmijët i kam rritur unë deri në 15 vjeç. Festimja vërtetë ishte nëna e tyre por nuk i mbante siç duhet. Por unë nuk e kam hapur gojën. Një fëmijë më të vogël se burrin e Festimes unë e martova dhe e nxora jashtë. Marrëdhëniet me Festimen i kam patur shumë të mira se e kam mbajtur gojën mbyllur. Unë dhomë e kuzhinë kam, e kam çunin të martuar.

Festimja ka ardhur në këtë studio për të folur jo vetëm për kushtet e vështira por edhe për të kërkuar të përmirësoni marrëdhëniet. Sa kohë keni që nuk flisni me Festimen?

Kam 2 vjet që nuk flas me Festimen, jo 1 vit. Tani nuk i kemi marrëdhëniet e mira sepse e shoh që fëmijët flenë përtokë. E kam bërë kastile që i kam nxjerrë veç që ata ta shohin se sa ngushtë janë dhe të bëjnë përpjekje për shtëpi. Ata flenë në krevat dhe fëmijët në tokë.

Festimja thotë që i keni patur marrëdhëniet e ngrira që në fillim

…Nuk e kam dashur që në fillim Festimen. Festimja ka ndenjur 10 vite me djalin tim para martesës. Nuk e kam dashur se nuk më puqej karakteri me të.

Ku është burri jot në marrëdhënie midis jush?Ai nuk flet me nënën e vet prej meje,. Ajo më shan shumë keq.Pse nuk ju do Drita juve?Po vetëm nga fukarallëku.Juve ju ka paragjykuar pa ju njohur?Unë di që më tha që do rrish vetëm 2 muaj. Por sapo erdhi nusja tjetër janë prishur marrëdhënies që në fillim.

Lidhje telefonike me vjehrrën e Festimes, Drita HysaZonja Drita ju thatë që e keni refuzuar Festimen pa e njohur fare atë?

Vjehrra: E njohja shumë mirë Festimen dhe familjen e saj. E kisha si fillim me vajzën që se doja e pastaj me familjen e saj.

Çfarë ka pasur?

Vjehrra: Po ta them meqë e do ta dish. Djali im ishte 17 vjec kur u mor me Festimen. Ajo është 4-5 vjeç më e madhe. Ajo kishte qenë e martuar në Greqi, ka dhe dy fëmijë atje. Ndaj nuk e doja. Për këtë arsye. Ndaj nuk e doja Festimen. E dija që në fillim.

Ti në momentin e parë nuk e dije që çfarë kishte kaluar Festimja?

Vjehrra: Tani kanë 20 vite martesë. Ka 16 vite që rri në shtëpinë time. Ça do Festimja nga unë?

Ndërhyn Festimja me një mesazh për vjehrrën

Festime: E dimi që jemi fukarenj. Dua të më ndihmoj shteti. Dua të pajtohem me ty.

Vjehrra: Ti do të pajtohesh me mua? Ti më ke kthyer dorë. Më ke thënë fjalë të këqija.

Festimja: Unë jo, se kam bërë kurrë.

Vjehrra: Burri jote, djali im. Çuni im nuk më sheh me sy më, ti ja ke mbushur mendjen keq atij.

Festimja: Ne të duam prapë, pavarësisht se ca na ke bërë.

Vjehrra: E kam parë se sa më doni këto dy vite.

Ju thoni se ajo ju ka kthyer dorë? Dmth ju ka dhunuar?

Vjehrra: Më ka shtyrë. Më ka hedhur tamam.

Do e ndihmoni zonja Drita?

Vjehrra: Dua që të ikin nga shtëpia. Ta lirojnë barakën. Se kam ngelur vetëm në një korridor.

Sa kohë ka djali yt që punon?

Vjehrra: Ka nja 3 vjet që punon.

Do i ndihmoni?

Vjehrra: Edhe të vdes nuk i dua në shtëpi. Ma ka larguar djalin nga gjoksi im. Ma ka larguar nga sytë e mi, ai nuk flet as me vëllezërit. Ajo e mori fëmijën tim që mos të më shikojë me sy mua. Ai nuk më do më. Dua që të iki Festimja një orë e më parë. Se duroj dot. Edhe të më vdesin 7 kalamajtë,Festimet nuk e dua në shtëpi.

Ajo gëzon respekt të madh në punë…

Vjehrra: Festimen e njoh unë shumë mirë. Di të mashtrojë ajo. E njoh unë shumë shumë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat