Sëmundja i merr të dyja këmbët, shteti nuk i lejon të marrë kemp të sëmurës nga Pogradeci

Sociale

Sëmundja i merr të dyja këmbët, shteti nuk i lejon të marrë kemp të sëmurës nga Pogradeci

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:07
Deputetja e Partisë Demokratike, Eleni Qirici, vizitoi familjen e Adriateke Muços në fshatin Trebinjë të Pogradecit

Gjatë vizitës 42 vjeçarja Muço, ka treguar se vuan nga një sëmundje e rëndë siç është tromboza, dhe për këtë shkak nuk mund të ecë pasi mjekët i kanë prerë të dyja këmbët.

Ndërkohë gruaja me lot në sy ka rrëfyer se edhe pse është në një gjendje të rëndë shëndetësore shteti nuk i ka dhënë kemp, me pretendimin se gruaja ka vetëm 1 vit sigurime.

Edhe pse Adriatikja thotë se ka punuar 8 vjet, asaj vetëm 1 vit i janë paguar sigurimet shoqërore.

Më tej 42 vjeçarja ka treguar se është në një gjendje të vështirë financiare dhe nuk ka para për të blerë ilaçet.

Nga ana tjetër deputetja demokrate i ka premtuar të sëmurës se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që 52 vjeçarja të marrë ndihmë që i takon.

Menjëherë pas takimit, deputetja Qirici ka nisur kontaktet me të gjitha institucionet dhe pritet që javën e ardhshme të sëmurës ti jete dhe ndihma ekonomike.

Gjithashtu Adriatikja ka dhe një vajzë gjimnaziste, e cila është personi që merret me kujdesin shëndetësor të nënës së saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat