Të lodhur nga skamja: Nëna që nuk dëshiron të zbardhë mëngjesi

Sociale

Të lodhur nga skamja: Nëna që nuk dëshiron të zbardhë mëngjesi

Më: 7 mars 2017 Në ora: 21:21
Babai i gjashtë vajzave ka treguar se ka disa vite që ai i ndërron shtëpitë, për arsye se nuk ka mundësi të qëndroj në ndonjë shtëpi shumë gjatë.

Përveç se jeton në një shtëpi në kushte të mjerueshme, krejt paratë, të cilat ai i ka në dispozicion si zot shtëpie, është ndihma sociale prej 100 eurosh.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të angazhimit të saj në verifikimin e familjeve në nevojë, gjatë kësaj jave ka vizituar familjes e Nezir Berishës, 52 vjeçarit nga Klina, i cili ka qenë njëri nga luftëtarët e parë në zonën prej nga vjen. Ai ka theksuar se tash atij ia kanë dhënë një certifikatë për pjesëmarrje në luftë, por ende nuk gëzon ndonjë pension si invalid i luftës.

Babai i gjashtë vajzave ka treguar se ka disa vite që ai i ndërron shtëpitë, për arsye se nuk ka mundësi të qëndroj në ndonjë shtëpi shumë gjatë.

“Krejt paratë që i marrë prej socialit, duhet me e pagu qiranë. Jam lodh, mu ka lodhë jeta. Nuk do të doja asgjë më shumë se t’ua bëja këtyre fëmijëve një strehë”, ka shtuar Berisha.

Derisa bashkëshortja e tij ka thënë se dy prej vajzave ua ka ndërpre shkollimin, për arsye kushteve tepër të vështira.

Ajo ka thënë se e ka tepër të vështirë që tua siguroj ushqimin vajzave, të cilat sipas saj, kanë mungesë edhe të veshmbathjeve.

“Është tepër e rëndë kur zgjohem në mëngjes, edhe them pse u zgjova. E kam të vështirë edhe kur i nisi në shkollë. Jam ngarkuar shpesh herë edhe psiqikisht për shkak të gjendjes”, ka shtuar ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat