Personazh i pazakontë/ Si udhëtoi Juliani deri në Spanjë, për 50 ditë me vetëm 50 euro

Sociale

Personazh i pazakontë/ Si udhëtoi Juliani deri në Spanjë, për 50 ditë me vetëm 50 euro

Më: 15 mars 2017 Në ora: 23:45
Julian Lala

Një personazh i veçantë ka qenë pjesë e panelit të emisionit ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme, teksa po diskutohet për pasionin për udhëtimet. Bëhet fjalë për një të ri, i quajtur Julian Lala, i cili ka një pasion të jashtëzakonshëm për udhëtimin, saqë ka shëtitur në mbarë botën me shpenzime fare minimale. Ai ka bërë udhëtimin nga Shqipëria drejtë Spanjës, për një muaj e 20 ditë dhe ka shpenzuar as më shumë, e as më pak, se 50 euro, pra që i takon 1 euro dita.

Udhëtimi sipas Julianit ka nisur në Majorka në Spanjë, pas 20 ditësh ai u zhvendos në Itali nëpërmjet një avioni të lirë, që kushtonte vetëm 12 euro. Më pas nëpërmjet autospotit (udhëtim me makina që i ndalon rastësisht në rrugë) ai është zhvendosur drejtë Sllovenisë, Hungarisë, kur mbërriti në Serbi i mbaruan lekët, e më pas u kthye në shtëpinë e tij në Shqipëri.

“Në Serbi më mbaruan lekët, njoha një vajzë në rrugë që bënte edhe ajo autostop edhe e shtymë bashkë me 1 euro rrugën deri në shtëpinë time”, është shprehur Juliani.

Më tej Juliani tregoi se ka më shumë se 4 vite që udhëton në formë të tillë. Ai tha se udhëtimin e parë e ka bërë me një shumë 300euro për 10 ditë, e që si fillim ju dukën shumë pak, por tani ai tha që ajo shumë ishte marramendëse dhe nëse do i kishte sot ato lekë do të bënte 2 muaj pushime.

Ai tha se udhëton me pak lekë dhe se kur nuk udhëton, mban njerëz të huaj në shtëpi dhe kontaktet me ta i gjen nëpërmjet një faqeje në internet dhe po ashtu nëpërmjet facebook-ut. “Sot në mëngjesë iku një Meksika, ishte në shtëpinë time.”

I pyetur nga Blendi Fevziu se si e siguron fjetjen dhe ushqimin në këto udhëtimi ai është përgjigjur se këto i siguron nëpërmjet njerëzve që njeh gjatë udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat