Rrëfimi rrëqethës i të moshuarës shqiptare: Fqinji më bëri copa, por hataja ndodhi më pas

Sociale

Rrëfimi rrëqethës i të moshuarës shqiptare: Fqinji më bëri copa, por hataja ndodhi më pas

Më: 1 maj 2017 Në ora: 17:01
Dije Muhaj

Dije Muhaj një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës rrëfen në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” një histori aspak normale, ku nga e dhunuar, kthehet në të akuzuar.

E shoqëruar nga djali i saj, Fatmiri, nënë Dija akuzon fqinjin e saj për dhunë fizike, por edhe policinë dhe Prokurorinë e Vlorës, që sipas saj e të birit kanë manipuluar dëshminë e saj duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel.

Çfarë ka ndodhur në vitin 2015-të?

Dija: Më ka rrahur gjitoni im, është i rritur 55 vjeç

Pse të kanë akuzuar për kallëzim të rremë?

Dija: Po ngaqë ai erdhi ashtu i zhveshur në shtëpi. Unë i thashë pse ke ardhur kështu? Kush të ka mësuar? Në ato momente më ra, bam, bam, më nxiu, më bëri gjak. Ika nga frika, dola në xhade duke qarë. Më bëri copë.

Ku shkove më pas?

Dija: Shkova në polici, më lanë në një stol, shef Kiçoja më tha që ti je nënë e një krimineli, rri aty të vijë autori tha, ta ballafaqojmë. Shkova në 9 të mëngjesit deri në 9 të darkës… aty erdhi djali i kriminelit dhe më pështyu në komisariat. As më morën në pyetje, as bëra gjë denoncim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat