Mërgimtarët Halim e Robert Hoti ndanë 350 pako ushqimore për familjet në nevojë

Sociale

Mërgimtarët Halim e Robert Hoti ndanë 350 pako ushqimore për familjet në nevojë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:49
Mërgimtari nga Drenasi ndan 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

(E plotësuar) - Me rastin e festës së Fitër Bajramit, vëllëzrit mërgimtarë nga Suedia, Halim e Robert Hoti, në bashkëpunim me organizatën “Ndihmo edhe Ti”, kanë ndarë 350 pako ushqimore për familjet që kanë nevojë.

Vlera monetare e kësaj ndihme kap shifrën e 7000 eurove, kurse pakot me gjëra ushqimore janë shpërnda në tri komuna, Prishtinë, Malishevë dhe Drenas.

Në këtë shpërndarje, ndihmë asistuese dhanë edhe Drejtoritë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunave në fjalë.

Përfaqësuesit e shoqatës “ Ndihmo edhe Ti” Liridon Llapashtica dhe Labinot Hashani, kanë shprehur gatishmëri që edhe në të ardhmen të realizojnë aksione të ngjashme.

Organizata “Ndihmo edhe Ti”, me donator Halim Hotin, brenda një vitit ka arritur që të ndërtojë 8 shtëpi  dhe t’u dal në ndihmë mijëra familjeve me gjëra ushqimore dhe veshmbathje. 

Mërgimtari nga Drenasi ndan 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, mërgimtari nga Suedia, Halim Hoti ne bashkëpunim me organizatën “Ndihmo edhe Ti”, kanë ndarë 100 pako ushqimore për familjet që kanë nevojë në Drenas.

Këtij aktiviteti i ka ndihmuar edhe Komuna e Drenasit, ku familjet janë përzgjedhur nga Komuna e po ashtu ka siguruar edhe lokacionin dhe kompaninë e shpërndarjes së pakove.

Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar mërgimtarin dhe organizatën “Ndihmo edhe Ti”, për këto ndihma dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme çdo herë ti bashkëngjitet këtyre aksioneve.

Mërgimtari Hoti në Komunën e Drenasit ka ndërtuar 6 shtëpi për familjet ne nevojë, ndërsa për secilën festë, ai ndanë pako ushqimore për qindra familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat