Mërgimtarët vitias bëjnë me shtëpi të re një familje në fshatin Beguncë

Sociale

Mërgimtarët vitias bëjnë me shtëpi të re një familje në fshatin Beguncë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:26
Pamje nga përurimi i shtëpisë së re për familjen skamnore në Beguncë

Në vazhdën e ndihmave që po japin për familjet  skamnore të komunës së Vtisë, mërgimtarët  vitias  përmes Shoqatës humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë,  i kanë ndërtuar shtëpinë e re një familjeje të pastrehë në fshatin Beguncë. Kjo shtëpi është përuruar dhe në të janë vendosur anëtarët e kësaj familjeje pikërisht në vigjile të Festës së Fitër Bajramit.

Xhavit Islami, kryetar i Shoqatës “Vitia” i njohur me vite si një njeri humanist  me rastin e përurimit  të kësaj shtëpie për këtë familje,  ka thënë se është i lumtur ai vetë personalisht, por edhe të gjithë ata të cilët kontribuan në ndërtimin e kësaj shtëpie, sepse po e konkretizojnë një vepër edhe një iniciativë që ishte ndërmarrë para tre muajve për të bërë me shtëpi të re këtë familje.

Ai ka shtuar se  me iniciativë të shoqatës "VITIA'' në Gjenevë dhe bashkëpunim me shoqatën "Begunca'' dhe donatorë tjerë, ia kthyen shpresat kësaj familje dhe ky Bajram për këtë familje do të jetë i paaharrur sepse kryefamiljari  është shprehur se është shumë i emocionuar dhe  nuk është në gjendje të flas nga gëzimi, sepse atij u janë kthyer shpresat  për të jetuar dhe për të bërë një jetë të lumtur me familje në shtëpinë e re për çka ka falenderuar të gjithë donatorët që kontribuan që ai të këtë shtëpi të re. Ndryshe mërgata vitiase përmes Shoqatës “Vitia”  është shembull për aksione humanitare nga më të ndryshmet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat