Mashtroi Ministrinë, futet në Listë të Zezë – tash në grevë për fonde

Sociale

Mashtroi Ministrinë, futet në Listë të Zezë – tash në grevë për fonde

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 00:18
Bujku

Fermeri Nexhmi Hyseni nga Podujeva është i pakënaqur me Ministrinë e Bujqësisë duke pretenduar se po i bëhet padrejtësi pasi që nuk po i ndahen subvencione, dhe kjo për shkak se sipas. Por pretendimet e tij i hedhin poshtë në dikasterin e Agjencisë pasi dyshojnë se ai ka keqpërdorur faturat.

Ai pretendon se nuk po i ndahen subvencione tash e katër vjet duke e dëmtuar me nga 15 mijë euro.

Për këtë arsye është endur para zyreve të agjencisë tash e katër ditë, por meqë askush nuk u morr me kërkesat e tij Hyseni vendosi të hyjë në grevë këtë të enjte.

“Këta ti marrin dokumentet ti vjedhin ta vjedhin punën , djersën vetëm me arsyetua vetveten. Unë jam shumë i pastër dhe si frikohem askujt. Në ministri dhe në shtet kemi hise të gjithë të barabartë”, ka thënë ai për RTK-në.

Ai thotë se ajo për të cilën ngarkohet nga ministria e Bujqësisë nuk ka bazë.

“Më kanë sanksionuar për grande për një çmim të një traktori… që e kam fryer unë çmimin e traktorit”, ka thënë Hyseni për Klan Kosovën.

Ai ka thënë se asnjë fermer nuk e kanë marrë me atë çmim traktorët, pasi që i kanë kontrabanduar.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, ka thënë për Klan Kosovën se dikasteri nëpërmjet të cilit udhëheqin nuk ka mundësi t’i ndajnë grande fermerit llapjan pasi që ky është në listën e zezë të Ministrisë së Bujqësisë për keqpërdorimin e subvencioneve të dhuruara.

Nuha ka bërë me dije se ka tri vite që Nexhmi Hyseni është paditur pasi që ka fryrë çmimin e një traktori, të cilin fillimisht e ka blerë me paratë e tij dhe që më pas për të njëjtin ministria i ka ndarë fonde por me një çmim më të lartë.

Hyseni pati ankesa edhe ndaj kryetarit të sindikatës së bujqve të Kosovës, Tahir Tahirit, por ky përkundër kësaj i doli përkrah bujkut.

“Shumëkënd e kanë shantazhuar në këtë mënyrë. Me pretekstin se ky i ka fryrë faturat kur e ka marrë traktorin grand për mekanizim bujqësor. Ajo nuk është e vërtetë pasi që të gjithë shokët e tij e kanë marrë me të njëjtin çmim”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat