“Dëshira më e madhe të sigurojë bukë për nipin dhe mbesën”

Sociale

“Dëshira më e madhe të sigurojë bukë për nipin dhe mbesën”

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 21:07
Lokja

Kjo është Gjylshahe Mazllami, fytyra e saj është e mbuluar me djers, duke u kujdesur për gjithë anëtarët e familjes.

Lokja kujdeset për dy djemtë e saj të cilët janë të verbër, përveç djemve edhe gruaja e djalit është memece.

Familja jeton në një shtëpi ku mungojnë kushtet elementare. Gjylshahi thotë se mundohet të jetë edhe burrë edhe grua.

“Jemi nga Tetova jetojmë me kushte të vështira kjo nusja është invalidë me të meta me dy fëmijë, bukë nuk kanë të hanë. Shtëpi nuk kanë jetojmë gjithë me një sobë kjo nuk ka shtëpi djali është me të meta ka dal të punoje mos po qet najë denar sepse këto fëmijë duan bukë që të hanë”, tha Gjylshahe Mazllami.

Ndihma sociale kësaj familje u ndal nga dita kur Gjylshahit një human i lëshoj para për ti paguar barna. Nga ajo dit këto anëtar nuk kanë ardhura.

“Jo na e ndalën, kamë shkuar të ankohem më thanë jo se ju kanë dërguar para, ato para mu mi kanë dërguar se jam kanë e sëmur dhe tani edhe socialin më kanë ndalë. Unë u luta që nusja të ketë social po as këto nuk mund ta nxjerrin. Jo Jo nuk marrim as një ndihmë”, shtoi ajo.

Burrin e kishte në spital dy djemtë e saj të dy të verbër kanë dal për të kërkuar punë. Nipi i vogël ka 1 vjet kurse mbesa 3 vjet. Gjylshahi thotë se mërzitet më shumë kur këto fëmijë të vegjël kërkojnë të hanë bukë si gjithë të tjerët. Lokja nga Tetova lutë gjithë humanët që edhe mbesa dhe nipi të kenë bukë si fëmijët tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat