Skandal me tekstet shkollore të klasave të treta: Gjatë marrëdhënieve seksuale... - Bota Sot
Skandal me tekstet shkollore të klasave të treta: Gjatë marrëdhënieve seksuale...

Sociale

E hënë, 11 dhjetor 2017

Skandal me tekstet shkollore të klasave të treta: Gjatë marrëdhënieve seksuale...

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 00:32
Gazetarja

Fëmijët e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.

Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla. E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë se teksti është blerë në ofertë, me çmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe. Emisioni ”STOP” bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë se të tillë terma e në këtë moshë i dëmtojnë fëmijët.

Pranë redaksisë së emisionit “STOP” kanë mbërritur shumë ankesa për “Librin e dijes” nga prindërit e nxënësve të klasës së tretë në shkollën “Kongresi i Manastirit”. Në një prej kapitujve të këtij libri shpjegohet në mënyrë aspak etike mënyra e riprodhimit, njohuri e cila nuk është e nevojshme për një fëmijë të moshës 9 ose 10 vjeç.

“Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i bëhet i fortë dhe hyn brenda në v****ë. Muskujt përqark uretrës së mashkullit tkurren, duke nxjerrë një sasi të vogël s****e nga p****i në v****ë. Ky quhet e******m.

S***********t notojnë përmes m****s për tek t***t f*********ë. Nëqoftëse një qelizë s****e takon një vezë, ato mund të bashkohen dhe të krijojnë një zigotë, qeliza e parë e një foshnje të re. Ky quhet fertilizim ose pllenim.”

Pothuajse të gjithë nxënësit e klasave të treta të shkollës “Kongresi i Manastirit”, të udhëzuar nga mësuesit, janë pajisur me këtë libër, i cili kushton 1000 lekë të reja. Ndërsa të tjerë thonë se nuk i kanë lejuar prindërit ta blejnë.

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua zyrës së drejtoreshës për ta pyetur nëse është në dijeni të përmbajtjes së këtij libri, pasi në kurrikul edukata seksuale është e vendosur për t’u kryer në klasë të 5-të.

Gazetarja – Kur është futur ky libër në shkollën tuaj?
Drejtoresha – Tashi nëndrejtoresha e ciklit të ulët, që meret me zyshat e ciklit të ulët, në ndihmë të kurrikulës në shkollë, mund të futen edhe pjesë të tjera dhe libra të tjerë, të cilët janë gjithmonë në shërbim të kurrikulës. Pjesa e riprodhimit fillon që në klasë të 5-të në kurrikulë.

Gazetarja – Keni qenë në dijeni të një kapitulli të tillë në këtë libër? Apo s’është se … ?
Drejtoresha – Tani unë vetë … faqe më faqe e kam shfletuar, por ndoshta kjo më ka … më ka … Nëndrejtoresha e ciklit të ulët sëbashku me gjithë grupin e mësuesve të ciklit të ulët e kanë parë të udhës që në një panair, të zhvilluar për librin e dijes, të futet në ndihmë të kurrikulës. Ka qenë një libër në ofertë, pra nuk është dhënë me këtë lloj çmimi.

Gazetarja – Mos është pak herët dhënia e një informacioni në mënyrë kaq të detajuar për organin gjenital të femrës, për …
Drejtoresha – Po fëmija do rritet …

Gazetarja – Fëmija do rritet, por kurrikula e thotë në klasë të 5-të, ju e keni futur në klasë të 3-të?
Drejtoresha – Po fëmija do rritet…

As drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Bylyku nuk është në dijeni të përmbatjes së këtij libri, por ndryshe nga drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit” mendon se nuk është i përshtatshëm për atë grup moshë nxënësish.

“Nuk është libër mësimor. Do ngre një grup pune për të parë sesi ka hyrë ky libër në atë shkollë. Se ndoshta nuk është kështu siç pretendoni ju.”

Drejtoresha Bylyku shton gjithashtu se për përmbajtjen e librit duhet të konsultohet me një psikologe, pasi ajo vetë nuk është eksperte tekstesh.

Ndaj gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua një psikologeje. Aurela Agalliu shprehet se informacioni që gjendet te “Libri i Dijes” nuk është në përputhshmëri me moshën, pasi nuk është i filtruar, çka i dëmton fëmijët e moshës 9–10 vjeç.

“Dëshira që këto informacione të jenë reale, të prekshme nga fëmijët për t’i shkuar më tej me kureshtjen e tyre, i dëmton dhe nuk i zhvillon aspak. Konkretisht ky informacion në një moshë 9 – 10 vjeçare e nxit fëmijën dhe i krijon një botë të rrituri brenda botës së tij fëminore.”

Video

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test