Çudira shqiptare! Fiku zjarrin ‘pa lejen e shefit’… zjarrfikësin e heqin nga puna - Bota Sot
Çudira shqiptare! Fiku zjarrin ‘pa lejen e shefit’… zjarrfikësin e heqin nga puna

Sociale

E shtunë, 22 shtator 2018

Çudira shqiptare! Fiku zjarrin ‘pa lejen e shefit’… zjarrfikësin e heqin nga puna

Më: 6 mars 2018 Në ora: 22:50
Elton Sulejmani

Shkarkimet nga puna në Shqipëri pa asnjë motiv janë bërë mëse normale. Emisioni investigativ BOOM ka sjellë rastin e një zjarrfikësi nga Përmeti, i cili pavarësisht përkushtimit në puna e pa veten të “hedhur në rrugë”. Elton Sulejmani ka shërbyer si punonjës i shërbimit zjarrfikës në Përmet për 2 vite e 6 muaj, por u pushua nga puna me arsyetimin se nuk priti eprorin e tij për tu nisur në një operacion për fikjen e një zjarri.

Historia e tij nis në 26 shtator 2017 kur Eltoni shkon ne pune si zakonisht. Atë ditë komandanti i turnit mungoi për arsye familjare dhe kjo detyre iu ngarkua Eltonit. Në orën 23:15 vjen një telefonate nga policia ku njoftohet Shërbimi Zjarrefikës se duhet të niset në fshatin Sukë të Përmetit pasi kishte rënë zjarr.

Në këto kushte Eltoni telefonon eprorin e tij Agron Pani për rënien e zjarrit, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në shtëpi.

Për 27 min Agroni nuk i konfirmoi Eltonit nisjen për te shkuar në fshat dhe për të shuar zjarrin ndërkohe administrator dhe policia merrnin në telefon Eltonin dhe i kërkonin që të nisej për në vendin e ngjarjes.

Në këto kushte Eltoni mërr ne telefon Kryeinspektorin Fredi Lipe i cili atë ditë ndodhej në Tiranë dhe i shpjegon si është situata dhe zoti Lipe i thote Eltonit që të niset për të shuar zjarrin.

Pasi operacioni për shuarjen e flakëve përfundon me sukses, diten e nesërme Eltoni hiqet nga puna me pretendimin se ka shkuar për të fikur zjarrin pa ardhur eprori i tij Agron Pani edhe pse ky i fundit per 27 min nuk e ka urdheruar vartësin e tij as të shkonte për të fikur zjarrin dhe as te mos shkonte.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test