Ide e nazistëve? Aspak! Ka patur një plan për të tharë Mesdheun dhe bashkuar Afrikën me Evropën

Speciale

Ide e nazistëve? Aspak! Ka patur një plan për të tharë Mesdheun dhe bashkuar Afrikën me Evropën

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 21:10
Harta

Ndonjëherë bota duket një vend normal dhe i mërzitshëm. Herë të tjera, jo aq shumë. Ndonjëherë, ti e kupton se është një vend ku shkencëtarë dhe arkitektë të çmendur  kanë shpenzuar dekada të tëra, duke u përpjekur për të zbatuar plane për tharjen e detit Mesdhe dhe bashkimin e kontinenteve të Evropës dhe Afrikës. Autori i Atlas Obscura Toon Lambrechts e zbuloi këtë plan interesant, që u shfaq për herë të parë në romanin e vitit 1962 të Phillip K. Dic, “Njeriu në kështjellën e lartë” (libri që frymëzoi serinë televizive të Amazon, me të njëjtin emër). Siç shpjegon Lambrechts, plani i tharjes së Mesdheut nuk ishte aspak një ide naziste – edhe pse projektuesi ishte i lumtur t’ua jepte atyre, kur morën pushtetin. Arkitekti gjerman Herman Sörgel e propozoi i pari këtë  skemë në vitin 1929, më pas e popullarizoi tre vjet më vonë në librin e tij “Atlantropa”. (Atlantropa ishte emri i peisazhit Euro-Afrikan pas tharjes).

Lambrechts shpjegon se si do të kishte funksionuar:

“Projekti Atlantropa i Sörgelit, parashikonte tre diga gjigante, që i bëjnë të duken xhuxhe disa superstruktura bashkëkohore, si Diga Tre Blloqet e Kinës. Pengesa më e madhe do të ndërtohej në të gjithë Ngushticën e Gjibraltarit, mes Spanjës dhe Marokut, që ndan Mesdheun nga Oqeani Atlantik. Një digë e dytë do të bllokonte Dardanelet dhe shkëpuste totalisht Detin e Zi. Ndërsa në qoftë se nuk ishin të mjaftueshme, një digë e tretë do të shtrihej mes Sicilisë dhe Tunizisë, duke e ndarë Mesdheun në dy pjesë, me nivele të ndryshme uji në të dyja anët”.

Rezultati nuk do të ishte tokë krejt e thatë mes kontinenteve, por një sasi shumë e madhe energjie hidroelektrike dhe shumë tokë e re për t’u kultivuar. Sörgel me sa duket mendoi se projekti, i konceptuar pas Luftës së Parë Botërore, do të bashkonte kombet evropiane në qëllimin e përbashkët për të lehtësuar tensionet e pas-luftës. Lambrechts shkruan se publiku dhe media gjermane e pëlqyen shumë idenë, edhe pse nazistët e kundërshtuan atë. Ndonëse pa sukses, Sörgeli vazhdoi të shtyjë për Anlantropan, deri në vdekjen e tij në vitin 1952.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat