NASA thotë se të hënën do të bëjë “një lajmërim befasues”

Speciale

NASA thotë se të hënën do të bëjë “një lajmërim befasues”

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 11:52
Eshtë një lajm shumë interesant, për shkak se shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se ky satelit ka oqeane të mëdhenj me kripë nën koren e tij, por pa dërguar një robot, nuk kemi qenë në gjendje që ta konfirmojmë.

NASA do të mbajë një konferencë shtypi të hënën e ardhshme, për të paraqitur gjetjet e reja për një “aktivitet befasues në satelitin Europa” – më saktë, prova të një oqeani mbi sipërfaqe në hënën e ngrirë.

Nëse kjo nuk do të thotë asgjë ndoshta për ju, Europa është një prej hënave të shumta të Jupiterit, dhe konsiderohet një prej kandidatëve më të mirë për jetë aliene në sistemin tonë diellor, kështu që lajmi është goxha ngazëllyes për të dhënët pas shkencës.

Por alienët nuk do të jenë fokusi i lajmërimit të NASA-s.

Ajo që NASA po na thotë deri tani është e turbullt, por ajo thotë se zbulimet janë bërë prej Teleskopit Hapësinor Hubble me pamjet që ai ka nxjerrë nga Europa, dhe kanë të bëjnë me “aktivitet që mund të jetë i lidhur me praninë e një oqeani mbi sipërfaqe”.

Eshtë një lajm shumë interesant, për shkak se shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se ky satelit ka oqeane të mëdhenj me kripë nën koren e tij, por pa dërguar një robot, nuk kemi qenë në gjendje që ta konfirmojmë.

Më herët këtë vit, shkencëtarët e NASA-s përllogaritën se ekuilibri kimik i oqeaneve nën sipërfaqen e Europas – nëse ekzistonin – do të ishte shumë i ngjashëm me ata këtu në Tokë, duke sugjeruar kështu që mund të ketë aty mjaftueshëm hidrogjen e oksigjen, për zhvillimin e formave të jetës.

Image

Po pse shkencëtarët janë kaq të bindur se ka një oqean të lëngët nën sipërfaqen e ngrirë të një sateliti pothuaj 500 milje larg nga Dielli?

Së pari është butësia e pazakon të e sipërfaqes së Europas, si dhe shtëllungat e avujve të ujit që janë parë në sipërfaqen e saj. Dhe vitin e kaluar, shkencëtarët deklaruan se kripa e detit dukej se kishte veshur një pjesë të sipërfaqes.

Zakonisht, shumica e lëngjeve aq larg prej diellit do të ishin të ngrirë, por studiuesit besojnë se Jupiteri ka një tërheqje kaq të fortë ndaj Europas, saqë krijon energjinë e mjaftueshme për të mbajtur ujin në gjendje të lëngët.

Ka gjithashtu shenja se ky aktivitet po shkakton veprimtari gjeologjike të ngjashme me pllakat tektonike në Tokë, që mund të shpjerë në krijimin e rrymave hidrotermike që formojnë jetë – gjithashtu është edhe prova e parë e aktivitetit të pllakave tektonike në një tjetër trup qiellor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat