“Vetëm” 250 milionë dollarë…

Speciale

“Vetëm” 250 milionë dollarë…

Më: 25 janar 2017 Në ora: 15:42
Prona ekstravagante 3540 metra katrorë ka 12 dhoma gjumi, 21 banja, pesë bare dhe tre kuzhina.

Një shtëpi e ndërtuar rishtaz në Bel Air ka dalë në shitje për 250 milion dollarë në SHBA, duke e bërë shtëpinë më të kushtueshme që ofrohet aktualisht në tregun amerikan.

Prona ekstravagante 3540 metra katrorë ka 12 dhoma gjumi, 21 banja, pesë bare dhe tre kuzhina, dhe vjen bashkë me rrugën e vet me katër korsi si dhe një pishinë 26 metra me xham italian, e cila është e pajisur me një ekran kinemaje hidraulik.

E nëse kjo nuk mjafton për të tërhequr blerësit miliarderë të botës, në shtëpi ka edhe spa dhe qendër fitness-i, dy qilarë të mbushur me një koleksion disa milionë dollarësh verërash, si dhe një kinema me 40 vende.

Vetëm këto detaje e bëjnë të duket shumë luksoze, por zhvilluesi i pronës, BAM Luxury Development e ka pajisur rezidencën edhe me një sërë mrekullish të tjera, që sigurojnë që shtëpia t’ia vlejë për gjithë ato para.

Këto përfshijnë një koleksion arti, prej më shumë se 100 veprash të zgjedhura me kujdes, duke përfshirë një instalacion interaktiv nga artisti britanik Dominic Harris si dhe një aparat Leica me përmasa të mëdha nga skulptori kinez Liao Yibai, me vlerë 1 milion dollarë.

Një vizitë në tarracë zbulon një helipad bashkë me një helikopter që është shfaqur në serinë televizive të viteve 1980, Airwolf. I nxjerrë jashtë pune në fund të serisë, helikopteri u rinovua prej zhvilluesve dhe tashmë shkon shumë me stilin e pronës. /bota.al

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat