Kina është duke zhvilluar një anije kozmike që do të fluturojë në Hënë

Speciale

Kina është duke zhvilluar një anije kozmike që do të fluturojë në Hënë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 18:02
Ilustrim

Kina po zhvillon anijen e re të avancuar që do të jetë në gjendje të fluturojnë në orbitën e ulët të Tokës dhe të ulet Hënë, shkruan gazeta kineze e Shkencës dhe Teknologjisë.

Inxhinieri i anijeve kozmike, Zhang Bajnjen, i tha gazetës se fluturakja e re do të jetë në gjendje të kthehet në Tokë dhe do të ketë më shumë hapësirë për astronautët.

Zhang nuk dha hollësi të tjera në lidhje me fluturaken, por e krahsoi me anijen kozmike "Orion" të zhvilluar nga Agjencia Kozmike Evropiane dhe NASA amerikane.

Misioni i pare hapësinor me njerëz i Kinës ishte tek në vitin 2003, por qysh nga ai vit ka përparuar shpejtë.

Vitin e kaluar ajo ja kaloi Rusisë dhe u barazua me SHBA-të në numrin e nisjes së raketave - Kina dhe SHBA lansuan 22 raketa, ndërsa Rusia 17.

Në misionin e fundit në fund të vitit të kaluar, dy astronautë kaluan një muaj në stacionin hapësinor kinez.

Në pesë vitet e ardhshme, Kina planifikon të ketë një stacion plotësisht funksional të hapësirës me një ekuipazh të përhershëm, dhe në të ardhmen planifikon të dërgojë një mision me ekuipazh në Hënë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat