Rrokaqielli i hollë në formë “patkoi” në Nju Jork, më i larti në botë

Speciale

Rrokaqielli i hollë në formë “patkoi” në Nju Jork, më i larti në botë

Beqir SINA -NYC Nga Beqir SINA -NYC Më 24 mars 2017 Në ora: 14:43
Rrokaqielli

NEW YORK CITY :  Gara për të ndërtuar kullën më spektakolare në botë tani ka marrë një tjetër drejtim, shkruan shtypi njujorkez sot. Firma arkitektonike “Oii Studio”, me bazë në Janinë (Greqi), dhe Nju Jork(SHBA), ka prezantuar projektin për ndërtimin e një kulle të lakuar në Manhatan, të quajtur “The Big Bend.”

Ajo do të formohet nga një strukturë shumë e hollë, e cila në krye lakohet në formën e një U me kokë poshtë duke e përthyer ndërtesën mahnitëse përsëri në tokë, duke krijuar atë që dizenjuesit e saj e përshkruajnë si ndërtesa më e gjatë në botë, 1.22 kilometër.

Sipas Oii Studio, historia e “Big Bend” ndjek një trend të kohëve të fundit që ka lindur në Nju Jork: shfaqjen e panumërt të kullave të banimit, të gjata dhe të holla. Kulla do të ketë një fasadë plotësisht të veshur me xham dhe një sistem ashensori të dyfishtë, i cili mund të lëvizë horizontalisht dhe në kthesa.

Tani ajo është shpalosur si projekt, dhe  se të bie rruga të kalosh në qendër të qytetit - të New Yorkut, është e pa mundur të mos shikosh një ndërtes në ndërtim e sipër , që nga projektet duket si një “shigjet” gjigande çanë qiellin dhe “bie” përsëri në tokë në një hapsirë përafërsisht veçse 50 metra katrorë. 

Ajo është e përshkruar deri tani edhe si ‘ndërtesa residenciale më të gjatë në botë “

Në anë të rrugës 57 street,  e rrethuar nga mjetet mbrojtëse, është vendosur një tabel e madhe, ku jepen konceptet e projektit, që zbulojnë se aty po ndërtohet një rrokaqiell, i cili thuhet se ka për të arritur kulmin e ndërtimtarisë në botë.

 Mbasi, ajo ka për të pasur një lartësi të madhe në qiell mbi të gjitha gradacielet e qytetit, dhe do të jetë e para ndertës në botë në formë patkoi.

 Ajo do të jetë ndërtesa gjigande, e quajtur 'The Big Bend', i Nju Jorkut. 

Sipas projektueseve ndërtesa më e lart në botë residenciale do të ketë një sistem ashensor që mund të kalojë në kthesën e lartë me në formën e një U me kokë poshtë.

Projektuesit mendojnë për një 'The Big Bend’, njujorkez, e cila do të jet një kullë e hollë, që do të transformojë horizontin në lagjen (one from five borough) Manhattanit - NYC,  e përshkruar si “ndërtesa më e gjatë në botë”.

'The Big Bend’, njujorkez, do të jetë 4.000 feet (këmbë), sipas matjes në SHBA,  që i bie  me sistemin europian të matjes = 1219.2 metër, ose 1.22 kilometer. 

Kulla e hollë, është konstruksion metali çeliku, e veshur në të katër anët e saj, me “mure” xhami, që i sfidon të gjitha planet aktuale, të ndërtimit të ndërtesave kaq të larta në botë.

Ajo është një përpjekje për të punuar rreth sfidave të ligjeve të zonimit të Nju Jorkut, studio që ka dizenjuar arkitekti greko amerikan Ioannis Oikonomou i studios Oiio, në Athinë dhe New York, thotë, se  ai “e ka imagjinuar atë si një koncept novator, që të pushtoj gjithë zonën e quajtur “Billionnaire’s Row- Ylberi i Miliardëve” në rrugën 57th Street”.

Bile aqsa ajo mendohet të dal mbi atë të ndërtesës prej “Gold Building - Pallati i artë”, ose siç njihet ndryshe këtu në New York, gradacielin e famshëm në të 5 Avenue “Trump Tower”, pronë dhe shtëpia e Presidentit Donald Trump.

Studio arkitekturore Oiio shpjegoi: "ligjet e zonimit qytetit New York, kanë krijuar një grup të veçantë të transparencës së ndërtimeve të larta në qytetin e New Yorkut, me të cilat projektuesit do të përpiqen për të maksimizuar lartësitë e tyre në mënyrë që të përmbushin rregullat e ndërtimit me prestigjin e një strukture të lartë në rritje në New York City.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat