Në sipërfaqen e Hënës “ka ndërtesa të larta deri në pesë kilometra”

Speciale

Në sipërfaqen e Hënës “ka ndërtesa të larta deri në pesë kilometra”

Më: 3 prill 2017 Në ora: 10:53
Pamje nga video

Bazuar në pamjet që janë marrë prej satelitëve nga NASA që lëvizin rreth Hënës, ueb-faqja Secure Team 10 raporton se në sipërfaqen e saj ka ndërtesa të gjata deri në pesë kilometra.

Sipas kësaj teorie konspiracioni, thuhet se formimet janë bërë nga dikush.

Videoja e postuar më poshtë tregon gjashtë të ashtuquajturat ndërtesa në sipërfaqen lunare, që  janë quajtur edhe si “shtëpi të jashtëtokësorëve”.

“Janë punime artificiale që nuk i përkasin strukturës së sipërfaqes, por janë krijuar qëllimisht. Prania e tyre tregon se është bërë për të populluar atë vend”, përshkruhet kështu ky fenomen.

Mirëpo, dëshmitë e ndjekësve të jashtëtokësorëve janë parë me dyshim, meqë po konsiderohen si të pa baza.

“Janë vetëm koincidencë”, është një koment lidhur me rastin. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat