Vdekja e pazakontë e çiftit pas 69 viteve martesë!

Speciale

Vdekja e pazakontë e çiftit pas 69 viteve martesë!

Më: 1 maj 2017 Në ora: 01:02
Ky është çifti që e bën kuptimplotë shprehjen “bashkë deri në frymën e fundit.

Ata patën së bashku 69 vite martesë dhe historia e tyre e dashurisë mori fund për shkak të ikjes nga kjo. Isak Vatkin, 91 vjeç, mbajti dorën e gruas së tij Teresa 89 vjeçe, ndërsa ajo vdiq të shtunën të javës së shkuar pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit.

Por vetëm 40 minuta më vonë vdiq gjithashtu edhe Isaku.

Çifti nga Illinois solli në jetë tre fëmijë, ndërsa kishin marrëdhënie të ngushta me nipërit dhe mbesat e tyre. “Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ishte kaq e fortë. Thjesht nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin”, tha vajza e çiftit, Clara Gesklin.

Ata u njohën në Argjentinë dhe më pas shkuan në SHBA ku burri krijoi një biznes, ndërsa gruaja ishte një shtëpiake.

Ky nuk është rasti i parë. Më herët këtë muaj, një çift në Dartford, Kent vdiq në të njëjtën ditë pas 77 viteve martesë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat