Bill Gates deri më tash më i suksesshëm se Nostradamusi për parashikimin e së ardhmes

Speciale

Bill Gates deri më tash më i suksesshëm se Nostradamusi për parashikimin e së ardhmes

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:50
Bill Gates

Duket se Bill Gates kishte një top të kristaltë për të udhëtuar në kohë, pasi ai në vitin 1999 kishte bërë një numër parashikimesh për zhvillimin e teknologjisë, mjedisit, kujdesit shëndetësor, gjëra të cilat deri më tani realisht kanë ndodhur.

Në librin e tij “Biznesi dhe shpejtësia e mendimit”, ai ka paraqitur imazhin e botës pothuajse identik me atë që është sot, edhe pse libri u bota gati 20 vite më parë.

Njerëzit do të përdorin pajisje të vogla – Në vizionin  e tij për të ardhmen, Gates ka thënë se njerëzit do të përdorin vazhdimisht pajisje të vogla të cilat do ta lehtësojnë jetën e përditshme. Telefonat e mençur, janë prova e vërtetë për këtë. Por edhe kompjuterët që përdoren për komunikim dhe biznes.

Rrjetet sociale do të lidhin njerëzit: Shumë kohë para se të shfaqej facebook, Gates foli për faqet private, familjen dhe miqtë, ku do të flisnim për plane dhe ngjarje tjera. Megjithatë, ai është duke kërkuar edhe më tej të ardhmen, pasi në një konferencë në Gjermani tha se në 15 vitet e ardhshme, 33 milionë njerëz mund të vdesin për shkak të bioterrorizmit.

Ai gjithashtu mendon se nuk do të ketë vende të varfra edhe më tej në të ardhmen.

Robotët do të marrin përsipër shumë detyra: Në 20 vitet e ardhshme, automatizmi do të zëvendësojë shumë puëntorë në depo dhe fabrika, si dhe do largojë miliona njerëz nga puna. Gates beson se për shkak të robotëve, mund të kompensohet humbja e të ardhurave nga tatimi.

Polivirusi – Për këtë virus Gates kishte thënë se do të zhdukej për dy vite. Forumi Ekonomik Botëror në vitin e kaluar, kishte thënë se janë regjistruar vetëm 37 raste të reja. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat