Në pikëpyetje teoria shkencore e formimit të planeteve

Speciale

Në pikëpyetje teoria shkencore e formimit të planeteve

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Sipas astronomëve që kanë bërë zbulimin, ajo që vendos në dyshime teorinë kryesore të formimit të planeteve dhe të sistemeve diellore është fakti se se rreth këtij planeti gjigant nuk ekziston ai që quhet “brezi i pluhurit kozmik”.

Rreth planetit të quajtur quajtur SPHERE HIP 65426b nuk ekziston “brezi i pluhurit kozmik”, sipas ESO Paranal, gjë që ngre dyshime mbi teorinë kryesore të formimit të planeteve dhe të sistemeve diellore. Teleskopi gjigant i vendosur në vendin e Amerikës Latine ka zbuluar këtë planet me rreze 1.5 herë më të madhe se Jupiteri dhe me një masë 6 deri në 9 herë më të madhe.

Dielli në këtë sistem rrotullohet me një shpejtësi marramendëse rreth vetes, plot 150 herë më shpejt sesa dielli ynë, zbulim tjetër po aq i papritur për shkencëtarët, të cilët paraprakisht ngrenë hipotezën se kjo mund të vije si pasojë e fushës gravitacionale të planetit HIP65426b , sipas revistës “Astronomy and Astrophysics”.

HIP65426b ndodhet 365 vite dritë larg nga sistemi ynë diellor. Sipas shkencëtarëve, në fazën e formimit të planeteve, kjo masë orbiton vazhdimisht përreth tyre derisa përthithet gradualisht nga fusha gravitacionale dhe bëhet një trup me planetin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat