Ngatërron fosforin e bardhë me gurë të çmuar dhe…!

Speciale

Ngatërron fosforin e bardhë me gurë të çmuar dhe…!

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 18:54
Ilustrim

Një grua që shëtiste përgjatë bregut të një lumi, në Gjermaninë Veriore, ka gjetur një pajisje ndezëse që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Gruaja 41-vjeçare e gjeti këtë material në rërën e lagësht, ndërsa ajo ishte duke ecur përgjatë bregut të lumit Elb në Hamburg.

Duke menduar se copat e fosforit  mund të ishin gurë të çmuar,  gruaja i vendos ato në xhepin e xhaketë së saj.

“Kur pjesa e fosforit  u tha plotësisht, ajo u ndez duke i vënë zjarrin xhaketës”, njoftoi policia dukeshtuar se gruaja nuk ishte plagosur gjatë incidentit.

Autoritetet kryhen disa kërkime për gjetjen e materialeve të tjera të fosforit në zonë, por rezultuan të pasuksesshme.

Fosfori i bardhë digjet në 1 300 gradë Celsius dhe krijon një lloj zjarri që nuk mund të shuhet me ujë.

Grimcat inkandeshente mund të prodhojnë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat