Qyteti që ndërton anijet më të shtrenjta në botë

Speciale

Qyteti që ndërton anijet më të shtrenjta në botë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Qyteti Viareggio i Italisë pavarësisht që është një pikë turistike e mrekullueshme që vizitohet shume, ai gjithashtu njihet edhe si vendi që prodhon anijet më të shtrenjta në botë.

Specialiteti i këtij vendi janë super jahtet. Zakonisht jahtet fillojnë më një gjatësi deri në 24 metra, duke vazhduar në madhësi 5 herë më të mëdha se aq.

Ky vend njihet si një vend që duhet të jesh shumë i pasur financiarisht nëse dëshiron të kesh edhe ti një jaht nga Viareggio.

Vitin e kaluar nga ky vend janë shitur 350 jahte dhe mendohet se të gjithë së bashku kanë një vlerë prej 4 miliardë dollarëve. Ndërsa jahti më i shtrenjtë i shitur deri tani nga ky vend kap vlerën e 155 milionë dollarëve. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat