Fundi i botës nesër? Teoria që po ‘çmend’ rrjetin dhe kërcënimi real - Bota Sot
Fundi i botës nesër? Teoria që po ‘çmend’ rrjetin dhe kërcënimi real

Speciale

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Fundi i botës nesër? Teoria që po ‘çmend’ rrjetin dhe kërcënimi real

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:42
Ilustrim

Spekulime pa fund lidhur me fundin e tmerrshem te botes, qe nese i besojme teoricineve te konspiracionit, do te ndodhe neser, kur nje planet do të godasë Tokën duke e shkaterruar.

Kjo teori lidhur me planetin Nibiru është bazuar edhe në pjesë biblike që në dukje mbështesin një parashikim shekullor të fundit të botës. Një numerolog kristian pohon se bëhet fjalë për një varg në Bibël që dëshmon se bota do të përfundojë më 23 shtator.

Konspiracionet rreth planetit misterioz të quajtur Nibiru sugjerojnë se ai mund të drejtohet drejt Tokës për ta shkatërruar atë më 23 shtator.

Por NASA ka hedhur poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se teoria e Planet X është thjesht një mashtrim.

Mediat e huaja ngrene dyshime duke pyetur a do te shpertheje neser nje vullkan i fjetur qe kercenon Evropen? Campi Flegrei është një krater i fjetur i zjarrit dhe llavës ne Itali, Napoli qe flitet se rrezikon shperthimin. Por ekspertët kanë thënë se po tregon shenja të zgjimit pas dekadash të pasivitetit dhe duket i vendosur të godasë.

Një raport tronditës i botuar në fillim të këtij viti zbuloi se vullkani ka arritur një “fazë kritike” dhe mund të shpërthejë.

Dhe tani ka alarm se dhoma e “zonës së nxehtë” mund të shpërthejë në çdo moment, duke shkaktuar një fatkeqësi të madhe natyrore.

Një studim i botuar në raportet shkencore të revistës natyrore raporton se shpërthimi mund të ndodhë në çdo kohë dhe është një rrezik i madh.

Dr Christopher Kilburn, nga Qendra e Hazardit në Universitetin e Londrës, tha: “Duke studiuar se si toka ka plasur dhe lëviz, mendojmë se mund të afrohet në një fazë kritike ku trazirat e mëtejshme do të rrisin mundësinë e një shpërthimi imperativ ndaj autoritetet janë të përgatitur për këtë”.

Por tani është pohuar se vullkani do të shpërthente nesër – që do të përputhet me “ardhjen e Nibiru”.

Teoricienët e konspiracionit janë të bindur se një botë tjetër e huaj, e njohur edhe si Planet X, do të thyhet në Tokë ose do të ketë një katastrofë të afërt në 23 shtator 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test