Dy ekipe të shkollave të Malishevës, u shpallën kampion në garat regjionale të Shahut

Sporti

Dy ekipe të shkollave të Malishevës, u shpallën kampion në garat regjionale të Shahut

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Veton Telaku

Ekipet shkollore  të dy niveleve, SHFMU, ''17 Shkurti'' nga Banja dhe SHML Gjimnazi ''Hamdi Berisha'', në Malishevë u  shpallën kampion në garat regjionale të Shahut të cilat u mbajtën në Gjakovë dhe  u kualifikuan për garat republikane të shahut.

Ekipet ishin mjaft të përgatitura dhe të udhëhequra nga profesionistët, Veton Telaku ekipin e gjimnazit ''Hamdi Berisha'' dhe Liridon Telaku atë të ''17 Shkurtit''.

Në këtë organizim profesionalisht kontribuoi edhe sekretari i Shoqatës së Pedagogëve të sportit për Malishevë, Zymer Telaku.

Trajnerët treguan se ishte një konkurrencë e fortë  e garës regjionale dhe ja dolëm të shpallëm kampion, por edhe  u zotuan se me përgatietjen që tregun ekipet tona, shpresojmë se do të dalim edhe në rang shteti të suksesshëm e të vazhdojmë  për më tutje në garat e niveleve ndërkombëtare ta përfaqësojmë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat