Beqiri: Shpresojmë të japim një kontribut të madh

Sporti

Beqiri: Shpresojmë të japim një kontribut të madh

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:37
Beqiri: Shpresojmë të japim një kontribut të madh

Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF) i ka kushtuar rëndësi të madhe zgjedhjes së kryetarit të Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK), Jeton Beqiri, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe nënkryetarit të FPPK-së, Jeton Oruqi, i cili u emërua anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv në KOK.

Emërimin e tyre në KOK, ITTF e sheh hap përpara për Federatën e Pingpongut të Kosovës.

“Është një nder dhe privilegj që përfaqësuesve të pingpongut iu është besuar të promovojnë dhe avancojnë lëvizjen Olimpike në vendin tonë dhe globalisht, për shkak të nivelit të lartë të angazhimit, qeverisjes dhe organizimit tonë të treguar kohët e fundit brenda komunitetit të pingpongut. 

Ne shpresojmë të japim një kontribut të madh, duke pasur një të ardhme më të mirë dhe të prosperuar për të rinjtë tanë përmes edukimit dhe sportit me një frymë miqësie, solidariteti dhe lojës së ndershme”, ka thënë Beqiri.

Pingpongu është në rrugë të mirë në të gjitha aspektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat