Ministri i Serbisë ndan medaljen për garuesin e Republikës së Kosovës

Sporti

Ministri i Serbisë ndan medaljen për garuesin e Republikës së Kosovës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:31
Ministri i Serbisë ndan medaljen për garuesin e Republikës së Kosovës

Kosova ka fituar medaljen e parë në Kampionatin Evropian në karate që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Karatisti nga Kosova, Herolind Nishevci fitoi medaljen e bronztë duke u renditur i treti mbrapa Jonathan Horne nga Gjermania dhe Slobodan Biteviç nga Serbia, në kategorinë +84 kilogram.

Medaljen për Herolind Nishevcin e ndau ministri i Rinisë dhe Sportit i Serbisë, Vanja Udoviçiç, shkruan Insporti.

Kujtojmë që karateistja Fortesa Orana u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat