Bach u takua me Hashimoton, ndërsa atletët e parë filluan të hynin në Fshatin Olimpik

Sporti

Bach u takua me Hashimoton, ndërsa atletët e parë filluan të hynin në Fshatin Olimpik

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 14:23
Bach u takua me Hashimoton, ndërsa atletët e parë filluan të hynin në Fshatin Olimpik

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, e përcaktoi Tokion, si “qyteti pritës më i mirë i të gjitha kohërave” për Lojërat Olimpike në ceremoninë e hapjes së Fshatit Olimpik, kur kanë mbetur 10 ditë nga nisja e eventit të madh sportive (23 korrik – 8 gusht).

Për shkak të rritjes së infektimeve me Koronavirus, në kryeqytetin e Japonisë janë marrë masa shumë të ashpra, aq sa Olimpiada do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Bach, i cili ndodhet në Japoni që nga java e kaluar, përgëzoi presidentin e komitetit organizativ të “Tokyo 2020”, Seiko Hashimoto, për “punën fantastike” të bërë  për mbarëvajtjen e Lojërave. Bach u takua me Hashimoton, ndërsa atletët e parë filluan të hynin në Fshatin Olimpik.

Në ndërkohë, Tokio është përsëri në emergjencë shëndetësore nga frika e një rritjeje të rasteve me COVID. Atletët, trajnerët, zyrtarët dhe gazetarët do t’u nënshtrohen testeve të rregullta dhe lëvizjet e tyre do të jenë të kufizuara.

“85% e atletëve dhe oficerëve që do të jetojnë në fshatin Olimpik dhe pothuajse 100% e anëtarëve dhe stafit të IOC do të vaksinohen ose imunizohen,” – deklaroi më tej Bach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat