Vdes kampionja olimpike

Sporti

Vdes kampionja olimpike

Nga: K.G. Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:40
Vdes kampionja olimpike

Ka ndërruar jetë kampionia olimpike e hokejit në fushë, Sandra Pisani.

Ajo vdiq në moshën 63 - vjeçare.

Sandy Pisani, ishte anëtare e ekipit të hokejit, e cila fitoi medaljen e parë të artë olimpike të Australisë në këtë sport, në Lojërat Olimpike të Seulit në vitin 1988.

Ajo ka qenë kapitene e ekipit në edicionin 1985 - 1986 dhe gjithashtu mori pjesë në Lojërat Olimpike në Los Angeles të vitit 1984. Nga viti 1981 deri në 1988, ajo luajti 105 ndeshje për Australinë.

Pisani më pas fitoi medalje të arta si përzgjedhëse në Lojërat Olimpike të vitit 1996 dhe 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat