Basri Jusufi i jep fund dominimit të Dejan Mitrovit

Sporti

Basri Jusufi i jep fund dominimit të Dejan Mitrovit

Më: 14 maj 2022 Në ora: 14:22
Basri Jusufi i jep fund dominimit të Dejan Mitrovit

Basri Jusufi i jep fund dominimit të Dejan Mitrovit!

Mundësi i ri nga Studeniçani, Basri Jusufi gjatë fundjavës që lamë pas ka arritur rezultatin më të madh në karrierën e tij, duke mundur një ndër mundësit më të mirë në vend, Dejan Mitrov, në mundjen stil i lirë me vaj, në kategorinë e dorës së dytë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo luftë u zhvillua në fshatin Debreshtë të Prilepit, ku morrën pjesë rreth 80 pehlivanë nga Maqedonia, por edhe vendet nga Turqia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Ky turne pritet të bëhet tradicional, ndërsa për Basriun, ndryshe mundës i KM Studeniçan, ishte kjo hera e parë që garoi në kategorinë e dorës së dytë, e ku për kundërshtarë në finalen e madhe pati 15 herë kampionin shtetëror, Dejan Mitrov, i cili njihet si kampion absolut edhe në mundjen stil i lirë me vaj, ku tashmë thuajse më shumë se 15 vite nuk njihet humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat