Kupa e Kosovës përsëri në Roganë

Sporti

Kupa e Kosovës përsëri në Roganë

Nga: Ezan Kryeziu Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë këtyre dy ditëve në st."Liman Gega" në Malishevë atletët tanë bën një paraqitje të shkëlqyeshme në aspektin ekipor ku në përgjithësi e dominuan kët garë.                                           

Nën drejtimin e atletit më të mirë dhe më të trofeshëm Musa Hajdari i cili kësaj here ishte edhe në cilësi të trajnerit në mungesë të trajnerit kryesor Zijadin Kryeziut atletët tanë arriten të dominojnë bindshëm duke bërë një diferencë të lartë pikësh kundrejt klubeve tjera. Vlen të theksohet Leon Thaqi i cili për kunder angazhimeve si ushtarak i FSK bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ku grumbulloi pikë maksimale, Musa, Astriti, Graniti, Valentini, Kreshniku, Ardisoni ishin të bashkuar deri në garen e fundit për të grumbulluar pikët maksimale dhe nuk kursyen asgjë nga vetja për të arritur qëlimin e përbashkët si ekip.

Fatkeqësisht kësaj here Ezan Kryeziu nuk arriti të ndihmoj mjaftueshëm ekipin pasi në ditën e parë gjatë vrapimit në stafetën 4x100m pësoi një lëndim jo të lehtë që i pa mundësoi të vazhdoj tutje për të ndihmuar ekipin.

Ky është një sukses i përbashkët me sponsorin tonë " BRICKOS" SHPK i cili tash e tre vite në çdo sukses ishte së bashku me ne. Ne do vazhdojmë përpjekjet tona drejt sukseseve të reja duke promovuar vlera dhe performancë të lartë sportive për vendin së bashku me "BRICKOS"SHPK, po ashtu kompani kampione.                 

Ne si kryesi e klubit i falenderojmë atletët dhe trajnerët për angazhimin e tyre, sponsorin tonë "Brickos" shpk dhe të gjithë ata që ishin pranë nesh gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët ndër vite. Urime dhe faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat