Valdet Morina triumfon në garën “Men’s Clasic”: Jam i lumtur për këtë rezultat

Sporti

Valdet Morina triumfon në garën “Men’s Clasic”: Jam i lumtur për këtë rezultat

Nga: K. G. Më: 9 tetor 2022 Në ora: 16:40
Valdet Morina

Një sukses i madh për bilderin e Kosovës, Valdet Morina. 

Ai ka treguar përformancë fantastike duke fituar garën Men’s  Clasic Bodybuilding.

Ky sukses i Morinës vjen si rezultat i punës së tij të pandalshme. 

Morina është i lumtur me këtë dhe beson e shpreson se do t’i realizojë të gjitha synimet që ka para vetes.

Titulli i fundit është një motiv shtesë dhe një përgjegjësi që të punojë edhe më shumë, për të arritur tituj tjerë.  

 “Jam përgatitur gjatë me trajnerin Besim Kabashi, dhe si objektiv të tillë e kam pasur që të stolisem me titullin e kampionit. 

Jam tejet i lumtur për këtë rezultat, ku në të ardhmen kjo do jetë një motiv shtese për mua”, thotë Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat