Çfarë ka bërë Ali Latifi në vitet e 90-ta? Tregon Bashkim Haxhimusa 

Sporti

Çfarë ka bërë Ali Latifi në vitet e 90-ta? Tregon Bashkim Haxhimusa 

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2022 Në ora: 20:07
Ali Latifi

Një emër që rrallë e për mall përmendet është Ali Latifi, njeriu që i priu procesit të pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav.

Ish karateisti Bashkim Haxhimusa, në pika të shkurtra, i kujton disave se vërtet kush ka qenë Latifi. 

“A e dini se Ali Latifi në vitet e 90-ta ka qenë kryetar i Federatës së Karatesë, si sporti më i përndjekur nga regjimi serb, dhe iniciues dhe themelues i Lidhja e Sporteve të Kosovës.

A e dini se, Ali Latifi fyt për fyti e kundërshtoi kryekriminelin e asaj kohe Oliver Ivanoviqin ish - anëtar i kryesisë së FKK-së i cili e donte të linte sportin e Kosovës nën Serbi.

A e dini se Ali Latifi me shokë e shpalli të pavarur sportin e Kosovës nga ai serb në vitet 90-ta”, ka komentuar Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat