Problemet e sportistëve të Kosovës me regjimin serb në vitet e 90-ta

Sporti

Problemet e sportistëve të Kosovës me regjimin serb në vitet e 90-ta

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 nëntor 2022 Në ora: 16:06
Klshtu luhet futbolli në vitet e 90-ta

A e dini se Valdet Shoshi ka qenë kapiten i parë i klubit të futbollit Besa e Pejës. 

“Kur startuam me 1991/1992, ndeshjen e parë në Raushiq, polica na ndërhyri dhe nuk na la me zhvillu ndeshjen, na shpërndau. Xhiron tjetër në Gjakovë kemi dal mu nxeh dhe kanë ardh policia dhe me kanë pyet mu si kapiten kush po ju organizon ku i keni organizatorët.

Nuk na lejuan me zhvillu ndeshjen. Meqenëse kishim probleme për zhvillimin e ndeshjeve, kryesia vendosi që mi luajt ndeshje në Zllakuçan të Klinës, (30 kilometra larg Pejës)”, tregon Shoshi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Image

Valdet Shoshi

A e dini se Kampionati i Kosovës në futboll u zhvillu me sistem të njëfishtë (17 ndeshje) në edicionin 1991-1992. 

A e dini se Besa ishte renditur e njëmbëdhjeta nga 18 skuadrat e ligës së pavarur të futbollit. 

A e dini se Sahit Kelmendi, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, ka qenë kryetrajneri Shkëndijes së Llukarit.

A e dini se me golin e Agron Gashit në minutën e 50-të, Dukagjini e mposhti me rezultat 1:0 Flamurtarin e Prishtinës, në finalen e madhe të play-off-it të Kampionatit të Kosovës, që ishte zhvilluar me  26 qershor të vitit 1994 në fshatin Zllakuçan të Klinës.

A e dini se ky ishte formacioni i finales Dukagjini – Flamurtari 1:0

Dukagjini - Flamurtari 1:0, 26 qershor 1994 
Fusha në Zllakuqan.
Gjyqtarë: Skënder Hoxha, Nexhmedin Bunjaku, Iljaz Spahiu.
Shënues: Gashi (50’).
Kartona të verdhë: Prapashtica.
Dukagjini: Karahoda, Marniku, Shala, Lazri, Maxharaj, Idrizi, Bekaj, Morina (Krasniqi), Gashi (Gegaj), Elezi dhe Lyta.
Flamurtari: Mulliqi, A. Krasniqi, H. Krasniqi, Osmani, Hasani, Shuleta, E. Prapashtica (Plepolli), Buzaku (Syla), Bajrami, Bejta dhe I. Munishi.

A e dini se Dukagjini i Klinës - kampion në vitin 1994, e  kishte prej gjeneratave më të mira që ka pas Bashkim Idrizi, Florent Karahoda, Milazim Maxharraj, Gaspër Lazraj, Anton Beka, Hil Shala, Fisnik Lyta, Idriz Elezaj, Flamur Morina, Agron Gashi dhe Gjokë Marrniku (kapiten) etj. me kryetar Mark Përnokajn dhe drejtor Arbon Deskun.

A e dini se pjesëmarrja në turneu e parë të Kombëtares së Kosovës në volejboll, pas pavarësimit te sportit nga ai serbosllav, ishte pjesëmarrja në turneun e KV Studentit në Tiranë, me 22-24 shkurt 1993.

A e dini se pjesëmarrja në këtë turne i parapriu ftesa e nikoqirit për një takim konsultativ në fillim të shkurtit, ku përfaqësuesit e Kosovës Honi Hoxha, kryetar i FVK-së dhe anëtarët e Fejzullah Ademi dhe Xhavit Mustafa, u darkorduan për të marrë pjesë në turneun në fjalë me datën e lartcekur (22-24.02. 1993) 

Image

Kombëtarja e Kosovës në volejboll, 1993

A e dini se në turne morën pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë dhe ekipi i Dinamos së Tiranës.

A e dini se kaptinë e veçantë është se përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll nuk pranoi të zhvillonte ndeshjen me ekipin e Përfaqësueses së Kosovës me pretekst se Kosova nuk është anëtare e institucioneve Ndërkombëtare!

A e dini se delegacioni i Kosovës në atë turne përfaqësohej nga Fejzullah Ademi, anëtar i Bordit, Ismail Hyseni, sekretar i FVK-ës dhe lojtaret, Xh. Mustafa, kapiten i ekipit, Xh. Buqani, R. Krasniqi, Xhev. Buqani, A. Lumi, H. Buqani, F. Lumi l. Gërguri, N.Krasniqi, Elezi... (të dhënat janë siguruar nga Fejzullah Ademi).

A e dini se me të kthyer në Kosovë (delegacioni i Kosovës në volejboll), regjimi serbosllav iu konfiskoi pasaportat dhe na gjykatat e tyre i dënuan me të holla ,prandaj si pasoje nuk kemi pasur dokumente udhëtimi deri në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

A e dini se shqiptarët u riorganizuan dhe më 28 maj 1991 shfaqin shenjat e para të përfaqësimit të pavarur të hendbollit. Ishte Konferenca zgjedhore e Lidhjes së hendbollit të Kosovës që u mbajt në lokalet e Shtëpisë së kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë që i dha hendbollit tonë një kuptim të ri.

A e dini se më 4 korrik të vitit 1991, në lokalet e Pallatit të Shtypit në Prishtinë, u bë mbledhja e parë e kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës me përbërje të re, në të cilën ishin të pranishëm Danjoll Grezda, Fahri Buçinca, Muhamet Alaj, Asllan Jahja, Besim Rugova, Musa Alaj, Sefedin Reçica dhe Xhelal Helshani.

A e dini se mbledhja e tretë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës që u bë më 11 shtator të vitit 1991 në lokalet e Pallatit të Shtypit në Prishtinë, nisi një periudhë të re të hendbollit të Kosovës, që praktikisht do të sendërtohet më 11 tetor të vitit 1991, kur u vendos të organizohet Kampionati i pavarur i Kosovës. Po këtë mision e pati edhe Kuvendi i klubeve, që u bë më 24 shtator 1991.

A e dini se në vjeshtën e vitit (java e dytë e tetorit) 1991, në Drenas u mbajt kampionati i parë i pavarur i hendbollit të Kosovës. Ishin 14 skuadra që morën pjesë: Kastrioti i Ferizajt, Drenica e Drenasit, Vëllaznimi i Gjakovës, Trepça e Mitrovicës, Besa e Pejës, Llapi i Podujevës, Vjosa e Shtimes, Kosova e Vushtrrisë, Gryka e Kaçanikut ’90, Drita e Gjilanit, Prizreni, Prishtina, Rahoveci dhe Deçani.

A e dini se titullin e kampionit e fitoi Kastrioti i Ferizajt. Po kjo skuadër ngadhënjeu edhe në garat e Kupës së Kosovës.

A e dini se në takimi ndërmjet Trepçës dhe Llapit, ishte i pari që çeli kampionatin e pavarur. Gjyqtarë ishin Ukë Uka dhe Musa Alaj nga Prishtina, ndërkaq vëzhgues, Fahri Buçinca.

A e dini se në vitin 1992 u emëruan edhe përzgjedhësit e Kombëtares së Kosovës. Përzgjedhës i meshkujve u emërua Ferki Nici, trajner i Trepçës së Mitrovicës, ndërkaq trajner – Sefedin Reçica i Kastriotit. Trajner i juniorëve u emërua Shani Brahushi i Besës së Pejës. Ahmet Baliqi, trajner i Trepçës, u emërua përzgjedhës i Kombëtares së femrave. Ndihmës i tij u caktua Rifat Shabani i Dritës së Gjilanit, ndërsa trajnere e junioreve, Zijavere Salihu – Loshi e Prishtinës.

A e dini se në vitin 1996, për herë të parë botohen Rregullat Ndërkombëtare të Hendbollit. Këtë libër e përgatitën Xhavit Kajtazi dhe Mehdi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat