Karateistët e Kosovës shkëlqejnë, fitojnë 14 medalje në Kampionatin Ballkanik

Sporti

Karateistët e Kosovës shkëlqejnë, fitojnë 14 medalje në Kampionatin Ballkanik

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 21:01
Ilustrim

Karateistët e klubeve të ndryshme të Kosovës, morën pjesë në Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Tivar të Malit të Zi, duke shënuar rezultate shumë të mira.

Kampionati u mbajt për kadet, junior dhe U-21. 

Djemtë dhe vashat tona fituan 14 medalje, një të artë, 6 të argjendta dhe 7 të bronzta. 

“Morën pjesë 10 shtete me 1011 garues, Kosova mori pjesë me 86 garues, 92 paraqitje për garë dhe 6 refer ku dy nga ta kaluan provimin për refer Ballkanik.

Pjesëmarrja në Kampionatin ballkanik u bë me vetëfinancim nga klubet dhe pjesëmarrësit.

Federata e Karatesë e Kosovës përveç obligimeve administrative siguroi transportin me dy autobusë për të gjithë garuesit dhe trajnerët si dhe pagoi paraqitjen (taksën e garës) për kampionët e Kosovës.

Rezultatet e arritura janë:

Endrit Beka, kampion Ballkanik kategoria kumite U21 -67 kg
Endrit Beka deri në finale fitoj 5 luftëra, në finale ai triumfoi ndaj Boshnjakut Lazar Markovic në Hantei 3:2.

Melos Gashi nenkampion Ballkanik në kategorinë U21 -84 kg.

Melosi deri në finale shkoj pasi fitoj 4 duele dhe në finale humbi me Hantei, deklarim të gjyqtarëve pas rezultatit 1:1 me Malazezin Nemanja Mikulic.

Albinot Selmani, nenkampion Ballkanik kumite  U21 -60 kg. 

Albinoti fitoj 3 luftera deri në finale dhe humbi nga Greku Dimitros Kouloriris 0:1.

Alma Loki nenkampione ballkanike kategoria Kata U21. 

Alma fitoj tri xhiro dhe në finale humbi me rezultat shumë të ngushtë nga sllovenja Lana Tisa 24.8 me 24.26.

Erblina Sopjani nenkampione Ballkanike në kategorinë Juniore +66 kg.

Erblina deri në finale arriti duke pas xhiron e parë pa luftë dhe duke fituar edhe 3 duele deri në finale dhe në finale humbi në Hantei, deklarim të gjyqtareve.

Fatijon Bajrami nenkampion Ballkanik kategori Junior kumite -76 kg.

Deri në finale Fatjoni fitoj 4 luftëra sportive dhe vlen të përmendet që në xhiron e parë Fatjoni fitoj me rezultat 8:0 ndaj kampionit në fuqi të Botës.

Diola Krasniqi nenkampione ballkanike në kumite Juniore -53 kg 

Diola fitoj 4 luftera sportive në finale humbi nga garuesja Sllovene Ela Petan me rezultat 2:2 (me senshu).
Njomza Osmani e bronztë në kategorinë kumite +68 U21.

Njomza deri në fitimin e medaljes se bronztë fitoj tri luftëra sportive.

Qëndresa Ibrahimi e bronztë në kategorinë Juniore -59 kg.

Qëndresa Ibrahimi deri në gjysemfinale fitoj 5 luftëra sportive 

Ensar Zejnullahu i bronztë në kategorinë Junior -63 kg. 

Ensari deri tek medalja erdhi pas 4 fitoreve. 

Dren Gashi i bronztë në katerorin -63 kg. 

Dreni deri tek medalja e bronztë erdhi pas 4 fitoreve.

Amar Merovci i bronztë në kategorinë kadet -52 kg.

Amari deri tek medalja e bronztë erdhi pas 4 fitoreve sportive.

Mirlind Rexhpinë Ballkan në kategorinë U21 +84 kg 

Mirlindi humbi në xhiron e parë dhe në repesazh fitoj tri luftëra duke u stolisur me medalje bronzi.
Ardiana Fejzullahu në Ballkan në kategorinë Juniore -66 kg 

Ardiana fitoj xhiron e parë, humbi xhiron e dytë dhe fitoj edhe dy luftëra sportive në repesazh.

Paraqitje të mirë kishin dhe disa garues tjerë të cilët mbeten pa medalje.

Kosova ka arrit ti fitoj gjithsejt 14 medalje në kampionatin Ballkanik: 1 ari, 6 argjendi dhe 7 bronzi. 

Vlen të ceket se garuesit tjerë nga Kosova kishin paraqitje të shkëlqyer edhe pse nuk arritën medalje patëm 8 vende të 5-ta (Betim Maliqi, Vlerë Qerimi, Elmedina Istogu, Denisa Shabani, Ekiporet e Kadeteve femrat, junioreve femra dhe mashkuj dhe U21).

4 vende të 7-ta (Orges Maloku, Meritor Zhdrella, Diana Kajtazi dhe ekiporja e Kadeteve)”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat