Kaka: Titullar falë punës sime - Bota Sot
Kaka: Titullar falë punës sime

Sporti

E diel, 28 gusht 2016

Kaka: Titullar falë punës sime

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:18

Në muajin gusht ishte jashtë planeve të trajnerit, ndërsa blerja e Luka Modric nga Totenhemi thuasje mbylli cdo hapësirë për aktivizimin e Rikardo Kakasë në mesfushën e Realit. Megjithatë këmbëngulja e brazilianit për të mos u dorëzuar u shpërblye me aktivizimin titullar në Champions Ligë ndaj Ajaksit të Amsterdamit dhe jo thjesht për të qenë në fushë, por me një rendiment të lartë, duke u shfaqur në cdo moment i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Reali fitoi bindshëm, edhe falë Kakasë, duke siguruar kryesimin e Grupit. Sinjalin e parë ish-ylli i Milanit e dha në pjesën e dytë ndaj Deportivo La Korunjës, pas uljes në stol të Mesut Ozëll, por forma jo e mirë që po kalon turko-gjermani e bindi Mourinjon për t’i besuar Kakasë që nga minuta parë ndaj holandezëve. Kaka e pranon që kishte mbetur disi i befasuar nga vendimi i portugezit, por nga ana tjetër këmbëngul se e ka merituar vendin e titullarit.

“Aktivizimi im që nga minuta e parë të them të drejtën më surprizoi pak, por ishte një fitore personale, sepse punoj shumë për të qenë në dispozicion të tajnerit. Përfshirja në formacion ishte fryt i punës sime.”

Askush nuk do të vinte bast për rikthimin e Kakas, sidomos trajneri Mourinjo, që si një mjeshtër i motivimit të lojtarëve por shfrytëzon formën e brazilianit, për të shkundur Ozëll, apo për t’i treguar Luka Modric që me Los Blankos duhet të jesh gjithmonë në top-formë. Noshta kjo taktikë do të vijojë edhe në fundjavë, në El Klasikon e parë të La Ligas, që do të luhet në Kamp Nou, sfidë që e po ndien shumë edhe ylli brazilian.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse luajmë kundër kundërshtarëve tanë direkt për titullin kampion.”

Dhe sigurisht nuk mund të jetë e rastësishme ftesa pas dy vitesh që Mano Menezes, trajneri i Brazilit, i ka bërë së fundmi Kakasë, që ka shansin e fundit për të luajtur në botëror me Selesaon.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test