Prishtina e fortë për kampionin

Sporti

Prishtina e fortë për kampionin

Më: 22 tetor 2012 Në ora: 01:25

Kampioni aktual i basketbollit të Kosovës, Trepça pas humbjes nga Peja javën e kaluar, një gjë të tillë e përjetoi edhe në duelin e fundit ndaj Sigal Prishtinës. Kjo fundit e përmbylli takimin me nëntë pikë dallim, 69:60.

Kryendeshja e javës së katërt në BKT Superigën e Kosovës në basketboll, i ka takuar Sigal Prishtinës, në takimin që në vazhdimësi ishte në avantazh përball, Trepçës. Prishtinasit e përmbyllën takimin me rezultat 69:60. Ndërkaq njëjtë si në përballjen në mes Pejës dhe Bashkimit, edhe në atë të në kryeqytet, minutat e fundit, tek rezultati 63:55, u zhvilluan pa praninë e shikuesve, të cilët ndezën fishekzjarrë para kohe dhe e mjegulluan Palestrën, me ç’rast të gjithë u dëbuan jashtë dhe u prish e gjithë atmosfera e takimit. Gjithashtu duhet cekur se pati edhe të lënduar nga hedhjet e gjësendeve të forta që vinin kryesisht nga tabori i “Torcidës”, adhuruesve të Trepçës.
Çereku i parë foli bardh e kaltër, duke përfunduar 20:11. Periudha e dytë ishte e barabartë (14:14) dhe prishtinasit shkuan në pushim me avantazh të njëjtë prej nëntë pikësh, 34:25. Në 10 çerekun e tretë, “xehetarët” ishin më të mirë, duke e mbyllur atë me 19:16, për ta ngushtuar rezultatin pas tre çerekëve në 50:44. Kampioni aktual në këtë periudhë u afrua në vetëm dy pikë, por në çerekun e katërt mikpritësit e rikthyen epërsinë dhe në fund fituan me 9 pikë avantazh.

BKT-Superliga – Java e katërt

Rezultatet

Peja – SK Bashkimi 87:67

Kosova – Vëllaznimi 76:95

S. Prishtina – Trepça 69:60

RTV 21 – Drita (u ndërpre)

Tabela

1. Peja 8 pikë

2. Sigal Prishtina 7

3. SigKos Bashkimi 7

4. Vëllaznimi 7

5. Trepça 6

6. Kosova 4

7. Drita 3

8. RTV 21 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat