Barça me fat mposht Celticun

Sporti

Barça me fat mposht Celticun

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:11

Celticu humbni nga Barcelona, por nuk u poshtërua. Barcelona edhe pse ia doli të shënoj fitore ndaj skocezëve, 2:1, nuk ia doli të festoi me goleadë si në të shumtën rasteve. Celtiku përkundër humbjes mund të mburret me lojën që tregoi ndaj superfuqisë nga Spanja.
Madje mysafirët të parët kaluan në epërsi, kur Samaras nga gjuajtja e lirë shënoi golin e parë në të takimit në minutën e 18-të. barcelona më pas mori iniciativën por nuk ia doli të realizoi deri në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Iniesta më në fund barazoi shifrat. Edhe në gjysmëlojen ne dytë, Barça mbizotëroi me lojë por goline fitores e arriti vetëm në minutën e 90-të, nëpërmjet Jordi Alba.

Spartaku mori fitoren e parë

Spartak Moska në takimin e orës 18.00, regjistroi fitoren e parë në këtë edicion. Ata mposhtën Benficen me rezultat, 2:1. Carioca në minutën e 3-të dhe Jardel në të 43-ten, shënuan për vendasit, ndërkaq Lima kishte shënuar golin e përkohshëm ët barazimit, në minutën e 33-të. pas kësaj fitore, Spartak ngjitet në pozitën e tertë, ndërkaq portugezët me vetëm një pikë fundosën në renditje. Barcelona pas tri ndeshjeve është shkëputur me nëntë pikë, pesë më shumë se i dyti, Celticu.

Barcelona – Celtic 2:1
Spartak – Befica 2:1

1.Barcelona 3 9
2. Celtic 3 4
3. Spartak 3 3
4. Benfica 3 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat