Historia interesante e Shaban Tërstenës 

Sporti

Historia interesante e Shaban Tërstenës 

Nga: K. G. Më: 10 qershor 2023 Në ora: 19:04
Shaban Tërstena

Legjenda e sportit shqiptar, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, mburret me të arriturat e tij.

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, kujton historinë e tij interesante. 

“Sot kur i kujtoj ato momente, më duket kaq e vështirë të bësh llogaritë dhe analiza për të gjetur se nga erdhi gjithë ai motivim, gjithë ajo forcë, gjithë ajo dëshirë pasionante.

Image

Medaljet

Historia ime Sportive e Lojërave Mesdhetare. 

Kam qenë tre herë radhazi kampion i Mesdheut: 1983, 1987 dhe 1991.

Me rezultatet e arritura jam sportisti i vetëm në historinë e Lojërave Mesdhetare, të cilat janë organizuar për herë të parë në vitin 1951 deri në vitin 2022, pra në një interval kohor prej 71 vitesh.

Nëse marrim parasysh se Maqedonia është një vend i vogël, por ka një histori të madhe sportive, në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë 28 shtete dhe me një popullsi prej rreth 450 milionë banorë, ky është një argument se këto tre medalje të arta nuk janë të turneut, janë origjinale nga Lojërat Mesdhetare.

Ku unë si një sportist shqiptar, jam i vetmi kampion që kam fituar tre medalje të arta radhazi në vitet 1983, 1987 dhe 1991.

Janë rezultate historike në këtë sport, pasi deri më tani nuk është bërë asnjë mundës tjetër tri here radhazi kampion i Mesdheut.

Si të mos krenohem në këtë moshë që jam 59 vjeç, kur më kujtohet se në rininë time sportive kam arritur kulmin e olimpit.

Dhëntë Zoti i madh, edhe pse deri më tash kanë kaluar 32 vite nuk kemi kampionë, por  të vazhdojnë atletet e ri  rrugën e artë për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në vitin 2026 Taranto – Itali”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat