Sahiti mbyll garën në “Krakow2023”

Sporti

Sahiti mbyll garën në “Krakow2023”

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:04
Nexhat Sahiti

Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane “Krakow2023”.

Me 568 pikë, shenjëtari ynë doli i 31-ti, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale.

Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e katërt ku qëlloi 9 dhjetëshe nga 10 sosh, por që nuk pati ecuri të tillë edhe në seritë tjera.

Garën e tij nga afër e ndjeki edhe anëtari i BE të KOK-ut, Agron Mala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat